Vrasja e Santiago Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin prej 28 vitesh burgim për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë e grupit kriminal që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko. Selmani nuk u paraqit në seancë.
Tashmë, nga arresti në shtëpi, ai duhet të dërgohet në një burg të sigurisë së lartë.
Çështja u rikthye për gjykim në Apelin e GJKKO-së nga Gjykata e Lartë, ndërsa Selmani u lirua pak kohë më parë në ‘arrest shtëpie’, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.
Selmani është shpallur fajtor nga GJKKO për ekzekutimin e Santiago Malkos më 19 gusht 2019.
Disa ditë më parë, pranë banesës së tij që ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë Emiljano Nina, një prej personave më të afërt të Ervis Martinajt.
Ky episod çoi hetuesit të dyshojnë se po tentohej një atentat për hakmarrje.
Lexo edhe
AKTUALITET
Mjegull e pazakontë mbulon Liqenin e Fierzës

EMRI/ Dhunohet oficeri i policisë në Sarandë, efektivi po udhëtonte me motor, kur një grup personash…

Prindërit e Martin Canit ‘shuplakë’ Ramës: Mos e përdor emrin e djalit tonë për propagandë

Video/ Lutfi Dervishi bën deklaratën e fortë: Patronazhisti është një qenie e pështirë

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme





