Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Vrasja e Santiago Malkos/ Del para Apelit të GJKKO-së Ilir Selmani, shtyhet seanca

P
Piranjat 1 July 2026, 11:12 · 1 min lexim
Vrasja e Santiago Malkos/ Del para Apelit të GJKKO-së Ilir Selmani,

I dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani është paraqitur sot në Apelin e Posaçëm të Gjykatës së Posaçme, ku po shqyrtohet çështja e tij në rigjykim.

Selmani, i cili aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, është shoqëruar për seancën e radhës, e cila do të zhvillohet në datën 7 korrik.

Gjatë kësaj periudhe ai do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpie, pasi masa iu caktua pas skadimit të afatit të paraburgimit dhe kthimit të çështjes për rigjykim nga Gjykata e Lartë në Apelin e GJKKO.

Seanca u shty pasi mbrojtja ligjore nuk kishte përgatitur konkluzionet përfundimtare. Gjykata pranoi gjithashtu kërkesën për ndryshim të vendbanimit, për shkak të kushteve të jetesës.

Selmani është shpallur fajtor nga GJKKO si pjesë e grupit të njohur si “Duka”, në lidhje me ekzekutimin e Santiago Malkos.

Në një zhvillim të ndodhur mbrëmjen e së hënës, pranë banesës së tij të ruajtur nga forca policie, është ndaluar një person i armatosur, Emiljano Nina, i njohur si person pranë Ervis Martinajt. Ngjarja ka ngritur dyshime për një tentativë të mundshme hakmarrjeje, ndërsa hetimet vijojnë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.