Vrasja e Santiago Malkos/ Mbyllet me tensione seanca ndaj Ilir Selmanit, shtyhet shpallja e vendimit. Nëna e viktimës: Më vrau djalin, të dënohet me 28 vite burg

Gjykata e Posaçme ka përfunduar shqyrtimin e çështjes për vrasjen e ish-oficerit të policisë Santiago Malko. Seanca u shoqërua me debate dhe tensione mes palëve. I akuzuari Ilir Selmanaj ka mohuar përfshirjen në atentatin e vitit 2019, duke thënë para gjykatës se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se është i pafajshëm.
Pas deklaratave të Selmanaj, ka reaguar edhe nëna e Santiago Malkos, e cila ishte e pranishme në sallë. Gjatë fjalës së saj, ajo akuzoi Selmanajn për vrasjen e djalit të saj dhe kërkoi dënimin e tij.
Pas përfundimit të seancës, gjykata u tërhoq për të marrë vendimin. Apeli i GJKKO-së pritet të shpallë vendimin përfundimtar për Ilir Selmanajn më 17 korrik. Ai akuzohet si pjesë e grupit “Duka” dhe për përfshirje në përplasjet me grupin e drejtuar nga Ervis Martinaj.
Si ndodhi ngjarja?
Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMë X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi tetë persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.
Lexo edhe
AKTUALITET
QSUT kërkon donacione nga qytetarët, Kapri “shpërthen” nga Kuvendi: T’ju vijë turp, dhatë 4.2 milionë euro për koncert

15-vjeçari humbi jetën në lumin Osum, banorët akuza të forta ndaj autoriteteve vendore

I akuzuar për shpërdorim detyre, GJKKO kthen për hetime të mëtejshme dosjen e Elvis Roshit

Tjetër skandal tek Onkologjiku/ Pacientes i shtyhet kimioterapia, mungojnë ilaçet

Veliaj firmos zbatimin e vendimit të gjykatës/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës

Anticikloni afrikan sjell valë të forta të nxehti në Europë/ Italia ngre alarmin, edhe Shqipëria përfshihet nga temperaturat e larta

Prej 7 orësh të bllokuar në tragetin Durrës-Bari, defekti pengon daljen e automjeteve dhe kamionëve

Bllokohet 110 litra verë në Portin e Durrësit





