Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Vrasja e shqiptares në Itali, si i mori jetën ish- i dashuri, zbardhen bisedat me ChatGPT

P
Piranjat30 March 2026, 10:08 · 2 min lexim
Vrasja e shqiptares në Itali, si i mori jetën ish- i dashuri, zbardhen

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e të miturës shqiptare në Itali, ku ish-i dashuri i saj rezulton të jetë autori i krimit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 25 tetor 2024 në Piacenza, ku 13-vjeçarja Aurora Tila humbi jetën pasi u shty nga ballkoni.

Sipas mediave italiane, bisedat që vajza kishte zhvilluar me inteligjencën artificiale ChatGPT janë përdorur si prova të rëndësishme në gjyq. Ajo kishte kërkuar këshilla për marrëdhënien e saj, duke shprehur dyshime nëse duhej t’i jepte fund dhe si të dallonte një lidhje të shëndetshme nga një toksike.

Gjykata e të Miturve në Bolonjë dënoi me 17 vite burg ish-të dashurin e saj, i cili në atë kohë ishte 15 vjeç. Hetimet zbuluan se marrëdhënia mes tyre ishte e mbushur me presion, kontroll dhe sjellje kërcënuese nga ana e tij, duke e bërë vajzën të ndihej e frikësuar për sigurinë e saj.

Sipas vendimit, i riu kishte shfaqur xhelozi ekstreme dhe posesivitet, madje duke përdorur fraza kërcënuese. Edhe pse paramendimi nuk u vërtetua plotësisht, ai i kishte treguar një shoku një ditë para ngjarjes se kishte ndërmend ta vriste.

Mesazhet që i kishte dërguar viktimës për takimin e fundit u konsideruan manipuluese, duke e bindur atë të takohej me të, ndoshta me shpresën për të qetësuar situatën. Por në fakt, sipas gjykatës, ai kishte planifikuar ta përdorte atë takim për të kryer krimin.

Fillimisht, i akuzuari tentoi ta paraqiste ngjarjen si aksident apo vetëvrasje, por provat dhe dëshmitë e dëshmitarëve e rrëzuan këtë version, duke e cilësuar atë si autor të vrasjes. Gjykata gjithashtu theksoi mungesën e pendesës nga ana e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.