AKTUALITET

EMRAT/ Vrasja e Ferdinant Hotit në Itali, kush janë dy shqiptarët e akuzuar si porositës dhe ekzekutor

Piranjat Përditësimi i fundit 11 September 2026, 18:18
EMRAT/ Vrasja e Ferdinant Hotit në Itali, kush janë dy shqiptarët

Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drogës dhe në lidhjet e mundshme me rrjete kriminale në zonën e Venetos.

Mirano, në provincën e Venecias, konsiderohet nga hetuesit si një nga zonat e ndjeshme të trafikut të drogës përgjatë aksit Padova-Mestre-Jesolo. Pozicioni gjeografik, afërsia me autostradën dhe Riviera del Brenta, si dhe prania e rrugëve dytësore dhe banesave të izoluara, e kanë bërë këtë territor të rëndësishëm për rrjetet e shpërndarjes së drogës.

Pikërisht në këtë zonë çojnë disa prej gjurmëve të hetimit për vrasjen e Hotit, i cili u qëllua me armë zjarri dhe u gjet në një automjet Fiat Bravo, të përfunduar në lumin Tergola, në San Giorgio delle Pertiche.

Sipas hetuesve, mënyra e ekzekutimit ka ngritur edhe pistën e krimit të organizuar, ndërsa hetimet po zhvillohen në territorin e provincës së Venecias. Prokuroria e Padovës po ndjek si pistë kryesore mundësinë e një larjeje hesapesh të lidhur me ambientet e trafikut të drogës.

Atentat tjetër në Mirano, vetëm dy muaj më parë

Hetimi merr rëndësi edhe për shkak të një tjetër ngjarjeje të rëndë të ndodhur vetëm pak kilometra larg, dy muaj më parë.

Më 1 korrik, në Zianigo të Miranos, një i ri shqiptar u qëllua me armë zjarri në zonën mes klavikulës dhe qafës. Sipas hetimit të karabinierëve të Mestre-s, atentati lidhej me një rrjet shpërndarjeje droge aktiv në Mirano dhe komunat përreth.

I riu, sipas hetuesve, kishte vendosur të largohej nga kjo veprimtari, kishte gjetur një punë dhe po përpiqej të ndryshonte jetën. Përpara atentatit, ndaj tij kishin nisur kërcënimet, që në muajin shkurt.

Dy të arrestuar për vrasjen e Hotit

Më 28 korrik u arrestuan Luigj Makaj dhe Armiol Gjoka, të cilët hetuesit i konsiderojnë respektivisht porositës dhe ekzekutor material.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet që përdornin dy të arrestuarit, u gjetën municione të të njëjtit kalibër me atë të plumbit të përdorur në vrasje, si dhe materiale që lidhen me aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

Emri i Armiol Gjokës ndërkohë e çon hetimin edhe drejt zonës së Jesolos.

Gjoka, një emër i njohur edhe nga një hetim i vitit 2019

Në janar 2019, Gjoka ishte arrestuar së bashku me Lefter Dishën për tentativën e vrasjes së Erblin Dishës, 25 vjeç, ngjarje e ndodhur mes Jesolos, Eracleas dhe argjinaturës së lumit Piave.

Më pas ishte arrestuar edhe Elton Koka. Sipas asaj që u rindërtua gjatë proceseve, motivi lidhej me zhdukjen e një sasie kokaine.

Erblin Disha ishte marrë me forcë, ishte marrë në pyetje dhe ishte qëlluar fillimisht në këmbë e më pas në bark. Më pas ishte braktisur pranë lumit, ku arriti të mbijetojë.

Gjoka, Disha dhe Koka janë dënuar përfundimisht me nga tetë vjet burg secili. Disha dhe Koka ishin përmendur gjithashtu në hetime për trafikun e kokainës në zonën bregdetare të Jesolos dhe në hetimin Eraclea. Sipas akuzës, ata kishin pasur kontakte për furnizimin me të paktën një kilogram kokainë për çdo ngarkesë.

Hetimet po shqyrtojnë tashmë edhe lidhjet mes personave dhe rrjeteve të përfshira në këto episode.

Nga Jesolo në Mirano, emri i Gjokës shfaqet, me një distancë prej shtatë vitesh, në dy raste të tentativave për vrasje që kanë të njëjtin sfond: drogë, borxhe, ndëshkime dhe armë.

Për hetuesit, kjo është një nga hallkat që e bën zonën e Miranos të rëndësishme në rindërtimin e vrasjes së Hotit. Karabinierët po verifikojnë lëvizjet e 35-vjeçarit dhe itinerarin e Fiat Bravo-s, ndërsa hetimi po përqendrohet te marrëdhëniet që ai kishte krijuar në territorin e Venetos.

Në dosjen e tentativës së vrasjes në Zianigo përmendet edhe një person me inicialet E.G., i cili ishte cilësuar si person i tretë nën hetim dhe nuk ishte arrestuar në atë fazë.

Emri i tij lidhet më pas me një operacion të vitit 2020, kur në moshën 29-vjeçare u arrestua në kuadër të operacionit ‘Kulmi’, një hetim i madh i DIA-s së Barit dhe autoriteteve shqiptare për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike përmes Adriatikut.

Hetimi për vrasjen e Hotit vijon, ndërsa autoritetet po përpiqen të rindërtojnë të gjithë zinxhirin e marrëdhënieve, lëvizjeve dhe aktiviteteve kriminale që mund të kenë çuar në ekzekutimin e tij.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?