Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” dhe plagosja e këmbësorit në Sarandë, Policia ngre Task Forcë të posaçme

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë dhe plagosja e një kalimtari gjatë të shtënave kanë sjellë reagimin e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Strukturat qendrore janë përfshirë në hetimin e ngjarjes, ndërsa paralelisht do të shqyrtohet edhe puna e Komisariatit të Policisë Sarandë.
Pas analizës së zhvilluar një ditë më parë me drejtuesit lokalë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur krijimin e një grupi të posaçëm të përbërë nga specialistë të Policisë Kriminale dhe Sigurisë Publike. Detyra e këtij grupi nuk do të kufizohet vetëm te ngjarja e 20 shtatorit. Ekspertët do të analizojnë më gjerësisht situatën e kriminalitetit në zonën e Sarandës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe strukturat hetimore lokale.
Në fokus do të jetë gjithashtu mënyra se si kanë funksionuar strukturat e Komisariatit të Sarandës. Policia ka nisur një vlerësim të punës së drejtuesve dhe efektivëve, ndërsa rezultatet e këtij procesi pritet të përcaktojnë nëse do të ketë masa apo ndryshime në strukturë. Një tjetër masë e paralajmëruar lidhet me forcimin e kapaciteteve për goditjen e kriminalitetit. Po punohet për ngritjen e njësive të specializuara që do të fokusohen te krimet e rënda dhe krimi i organizuar, të cilat pritet të pajisen edhe me mbështetjen e nevojshme logjistike.
Ndërkohë, hetimet për vrasjen e Myrtajt vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë. Grupi hetimor po kryen veprime për të rindërtuar dinamikën e atentatit dhe për të identifikuar personat e përfshirë, ndërsa në terren vijojnë kërkimet dhe veprimet operacionale të Policisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 20 shtatorit në Sarandë, ku Artan Myrtaj u vra me armë zjarri, ndërsa një person që ndodhej rastësisht në zonë mbeti i plagosur.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit/ Si drejtor i ARRSH-së, hapi kompani ndërtimi dhe mori tendera!

EMRI/ I kërkuar për trafik droge në Shqipëri, kush është shqiptari i arrestuar në Britani

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, furgoni përplaset me trafikndarësen! Plagosen 4 pasagjerë

U nis nga Durrësi, 42-vjeçari shqiptar kapet me 98 kg kokainë

Kandidaturat për Kushtetuesen, Llagami dhe Daci përmbushin kriteret dhe kalojnë fazën e parë

Gjykata e Lartë rrëzon ankimin e Arber Veliaj/ Bllokohen 15 kontrata të ‘Gogel’, mes tyre edhe ajo 4 mln euro e Kanye West

EMRI/ E rëndë në Itali, humb jetën në aksident 15-vjeçari shqiptar

“Është studente ekselente, e birësuar nga një çift grek”/ Trondit avokati: Bleona Mata është gjallë





