AKTUALITET

Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Kjo është 31-vjeçarja turke e arrestuar me Sokrat Vatën

Piranjat Përditësimi i fundit 21 August 2026, 23:14

Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Kjo është

Mediat turke kanë publikuar detaje nga dëshmia e Ezgi Parlak, 31 vjeçe, e cila është ndaluar nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil.

Parlak mohon çdo përfshirje në ngjarje dhe pretendon se nuk kishte dijeni se në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonte ishte fshehur Sokrat Vata, i dyshuari kryesor për vrasjen.

Parlak, e cila thuhet se punon si inspektore/audituese në një kompani ndërkombëtare në Adana të Turqisë, kishte udhëtuar drejt Shqipërisë pesë ditë para ngjarjes. Ajo deklaroi se kishte rënë dakord me shtetasin turk Nuh Mahmutoğlu, 38 vjeç, për të udhëtuar drejt Tiranës

Parlak pretendon se nuk kishte dijeni për personin që ndodhej në pjesën e pasme të automjetit. Gjatë kontrollit nga policia shqiptare, Sokrat Vata u gjet i fshehur në bagazh, pas valixheve, dhe u arrestua.

Në automjet ndodhej edhe Nuh Mahmutoğlu, i cili sipas autoriteteve shqiptare punonte si shofer taksie pa licencë. Të dy shtetasit turq u ndaluan për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e transportimit të Vatës dhe për të verifikuar nëse kishin pasur dijeni për praninë e tij në automjet.

Parlak, e cila aktualisht ndodhet në paraburgim, ka këmbëngulur se nuk ka pasur asnjë lidhje me vrasjen. Ajo ka deklaruar se kishte ardhur në Shqipëri vetëm për pushime dhe se planifikonte të qëndronte për pesë ditë.

Edhe familja e 31-vjeçares ka reaguar pas ndalimit të saj, duke mbështetur versionin se Ezgi kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për turizëm. Familjarët kanë deklaruar se ajo nuk kishte dijeni për personin e fshehur në bagazh dhe kanë shprehur bindjen për pafajësinë e saj.

Ndërkohë, hetimet e autoriteteve shqiptare vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së turistit portugez dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit prej personave të ndaluar apo arrestuar.

Sipas vendimit të gjykatës, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoğlu janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Kjo është

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?