Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Vrasja në Elbasan/ Apeli liron nga qelia Kujtim Pishën, rojen e biznesit të Mëhallës

P
Piranjat 2 April 2026, 15:54 · 4 min lexim
Vrasja në Elbasan/ Apeli liron nga qelia Kujtim Pishën, rojen e

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për të arrestuarin Kujtim Pisha, i cili u ndalua nga policia kriminale e Elbasanit, natën e vrasjes së biznesmenit, Edmond Mëhalla.

Kujtim Pisha, ishte rroja i karburantit “Xhaxhi Oil” të Mëhallës por u arrestua nga policia si i dyshuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe më pas ishte Gjykata e Elbasanit që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Por pak ditë më parë Gjykata e Apelit Tiranë, vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Detyrim paraqitje” për punonjësin e karburantit, Kujtim Pisha.

Sipas dosjes hetimore Kujtim Pisha është arrestuar pasi prokurori i çështjes ka argumentuar se ai nuk ka telefonuar sallën operative të policisë së Elbasanit, megjithëse ishte vënë në dijeni se në ambientet e punës së tij, ishte vrarë pronari i biznesit, Edmond Mëhalla.

Në dëshminë e tij, Pisha, ka pretenduar se nuk ka telefonuar policinë, pasi një veprim të tillë e kishte kryer punonjësja e kompanisë “Green Taxi”. Por ky pretendim, nuk mjaftoi për ta shpëtuar nga arrestimi.

Aktualisht Pisha është liruar. Ndërsa pak kohë më parë, Aldo Buzhani, vëllai i viktimës Mondi Mëhalla është marrë në pyetje për herë të dytë lidhur me vrasjen e ndodhur më 30 nëntor 2025 në qytetin e Elbasanit.

Buzhani, ka dhënë shpjegime para grupit të hetimit lidhur me konfliktet e mundshme që ka pasur vëllai i tij, Mondi.

Mësohet se Buzhani, ka treguar se me ortakun e tij, Xhino Ago, që sot vijon të qëndrojë në burg, Mondi Mëhalla, nuk ka pasur asnjë konflikt, dhe për pasojë, e ka përjashtuar nga dyshimet e tij se Ago mund të ketë marrë pjesë në vrasje.

Për më tepër, Aldo Buzhani dhe motra e tij kanë dorëzuar në Prokurorinë e Elbasanit edhe deklarata noteriale, duke sqaruar pozicionin e ortakut në biznes të Mondi Mëhallës, Xhino Ago.

Buzhani ka pohuar para noterit se: “…deklaroj me përgjegjësi morale dhe para autoriteteve se marrëdhënia me Xhino Agon ka qenë dhe është shumë e mirë. Ne e konsiderojmë si vëllain tonë. Kisha dy vëllezër, tani kam një vëlla: Xhinon…”.

Ndërsa motra e viktimës, Brunilda Mëhalla, ka pohuar:

“…Unë, Brunilda Mëhalla, deklaroj se Xhino Ago, ortaku i vëllait tim, nuk ka pasur kurrë konflikte me askënd. Marrëdhënia jonë familjare me të është shumë e mirë. Ai është vëllai ynë. S’kemi asgjë kundër tij…”.

Ndërkohë, Buzhani ka folur për konfliktet që ka pasur vëllai i tij me Marselo Aranin, lidhur me dhënien me qira të disa automjeteve, që më pas, sipas dijenisë së tij, Mondi ka diskutuar për marrjen e dy vilave në Tiranë, por edhe ato rezultuan me probleme.

Hetimet për këtë çështje janë duke vijuar me ripyetjen edhe të disa personave të tjerë, ndërsa të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë, aktualisht Prokuroria e Elbasanit mban të izoluar në burg Nevzat alias Nevi Spahon nga Prenjasi, punonjësin e karburantit Kujtim Pisha, si dhe ortakun e Mëhallës, Xhino Agon.

Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë elbasanlliu Marselo Arani dhe shoku i këtij të fundit nga Laçi, shtetasi Armando Kola.

Lidhur me këtë çështje, Nevzat Spaho, që dyshohet se ka marrë pjesë direkt në vrasjen e Mondi Mëhallës, nuk e ka pranuar në asnjë moment akuzën, duke pretenduar rrethana të tjera.  /Syri.net/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.