Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni
AKTUALITET

Vrasja në Korçë/ Mesazhi prekës i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe

P
Piranjat10 August 2026, 15:25 · 3 min lexim
Vrasja në Korçë/ Mesazhi prekës i nënës së

“Me zemrën e copëtuar” dhe me dhimbjen e humbjes së djalit, nëna e Joan Zukos ka njoftuar se 20-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit më 11 gusht, në orën 12:00.

Në një dedikim për të birin, Ornela Zuko e quan Joanin “frymën” e saj dhe “pjesën më të shtrenjtë të zemrës”.

“Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, në pamundësi për t’iu përgjigjur të gjithëve, ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit”, shkruan ajo.

Nëna e 20-vjeçarit i drejtohet të birit me një tjetër mesazh: “Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime”.

“Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit. U prehsh në paqe, engjëlli i mamit!”, përfundon dedikimin Ornela Zuko.

Joan Zuko, 20 vjeç, ishte mobilizuar si ushtar me pagesë dhe kishte shërbyer për më shumë se një vit. Rreth dy muaj më parë kishte lënë detyrën, pasi planifikonte të shkonte te vëllai i tij në Angli.

20-vjeçari mbeti i vrarë pasditen e së shtunës në Korçë. Për ngjarjen u arrestua bashkëmoshatari i tij, Kristjan Sterjo, i cili ishte edhe shok fëmijërie me Zukon.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Sterjo, konflikti mes dy të rinjve lidhej me përplasjet e vazhdueshme dhe pretendimet për dominancë në lagje. Ata dyshohet se kishin pasur më herët provokime, sharje dhe ngacmime, ndërsa vetëm disa ditë para vrasjes kishin pasur një tjetër përplasje verbale.

Në dëshminë e tij, Sterjo ka pretenduar gjithashtu se situata ishte acaruar pas një episodi që lidhej me të dashurën e tij, të cilën ai pretendon se e kishte ngacmuar viktima. Kjo pistë është ende në verifikim nga policia. Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, Sterjo e qëlloi Zukon me një plumb kallashnikovi në katin e tretë të një pallati në Korçë.

Pas ngjarjes, autori u largua nga vendi i krimit. Për disa orë, policia dhe forcat RENEA u angazhuan për gjetjen e tij. Sterjo u arrestua në orët e vona të së njëjtës mbrëmje, në afërsi të banesës së tij.

I riu rezulton edhe me precedent të mëparshëm penal për plagosje me thikë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të konfliktit dhe motivin që çoi në vrasjen e 20-vjeçarit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.