Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate kurrë, kjo lagje nuk ja di kush një fjalë të keqe asaj gruaje

P
Piranjat 9 July 2026, 16:04 · 2 min lexim
Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate

SHKODËR-  Një tronditje e thellë ka kapluar Shkodrën pas ngjarjes së rëndë ku mbeti e vrarë 55-vjeçarja Bardhe Ziçi. Në një rrëfim për atë që ndodhi, një e afërme e familjes, Zoje Nika, ka hedhur dritë mbi marrëdhënien e çiftit, duke i përshkruar ata si njerëz të respektuar dhe të qetë.

Në dëshminë e saj, Nika shprehet se lajmi ka ardhur si një goditje e papritur, pasi çifti njihej në lagje për harmoninë dhe mirësjelljen e tyre. Ajo hedh poshtë çdo pretendim për konflikte të mëparshme, duke vlerësuar figurën e bashkëshortit dhe të viktimës.

“Kurrë çfarë të keqe s’ka pas prej këtij djali. Kurrë, si me na pasë ne s’ja di, veç i mirë, i ndershëm, me shku me makinë me të, me ardhë, tona të mirat. Në Francë të shkosh, njeri shumë i mirë. Edhe gruaja, krejt kjo lagje nuk ja di kush një fjalë të keqe asaj gruaje.

Jo, jo, jo, jo, veç me na ardhë shumë keq për këtë familje, shumë shumë shumë. Kanë qenë të mirë, po çka me ba. Fati e zi. Atje e kam kushëri. Edhe këtë gruan e kam shumë respekt për të, se ka qenë grua, njeri i urtë, me të tona të mirat. Të shkretët fëmijët. Debate kurrë! Unë kam qenë shpesh herë atje, e kurrë për jetë s’kanë pasur debate, veç duke shkuar mirë,” tha ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.