AKTUALITET

Vrau burrin me sqepar në gjumë, zbardhet letra e Dranes: Jam shkatërruar, u ndava nga fëmijët…

Piranjat Përditësimi i fundit 29 April 2026, 21:40
Vrau burrin me sqepar në gjumë, zbardhet letra e Dranes: Jam

Ajo nuk rrëfen vetëm krimin… por jetën që ka mbetur pas tij, si një rrugë pa kthim, ku çdo hap të kthen sërish në të njëjtin vend.

Sepse faji nuk është thjesht një vendim gjykate, është një hije që të ndjek pas, edhe kur përpiqesh t’i ikësh.

‘Veprimi më ka ndryshuar thellësisht. Më ka bërë të reflektoj më shumë. Jam bërë më e qetë, më e vetëdijshme dhe më e penduar. Sot e kuptoj më mirë vlerën e jetës dhe rëndësinë e marrëdhënieve. Konfliktet duhen zgjidhur me dialog’ – letra nga burgu.

Tragjedia e Dranes nuk nisi në momentin kur u ngrit sqepari si mjet krimi….. por në një marrëdhënie të gjatë bashkëshortore, që sipas dëshmive të fëmijëve ishte e mbushur me tensione, konsum të vazhdueshëm alkooli dhe episode dhune të padenoncuara kurrë.

Një realitet i heshtur që për vite kishte mbetur brenda mureve të shtëpisë, deri në natën kur gjithçka shpërthen në mënyrë të pakthyeshme.

Në orët e para të mëngjesit të 6 nëntorit 2020, në banesën e tyre në Laç, sipas dosjes hetimore, bashkëshorti ndodhej në gjumë në krevat, pa e menduar kurrë se ajo do të ishte nata e fundit…

“E pandehura ka goditur me mjet të fortë në pjesën e kokës bashkëshortin e saj, ndërkohë që ai ishte duke fjetur…”.

Goditjet janë të përsëritura, të forta dhe të përqendruara në kokë, duke shkaktuar dëmtime të rënda që sipas ekspertizës mjeko-ligjore rezultojnë fatale për jetën.

“Thyerje të kockave të kafkës… hemorragji në cipat e trurit… dëmtime të rrezikshme për jetën…”.

Por, çfarë e bën këtë histori edhe më të rëndë, është ajo që ndodh menjëherë pas aktit. Sipas vetë të pandehurës, ajo del në verandë dhe qëndron aty për rreth një orë, në një gjendje të paqartë, mes tronditjes dhe moskuptimit të plotë të asaj që sapo kishte ndodhur. Viktima mblodhi fuqitë për një thirrje të fundit në ato momente…

‘Pas këtij momenti Drania ka dalë jashtë banesës në verandë dhe është ulur në divan duke qëndruar aty rreth një orë, pasi nuk e dinte dhe nuk e kuptonte se çfarë kishte bërë. Në një moment bashkëshorti i saj Lleshi thërret nga krevati Dranen dhe më pas Drania është futur në banesë duke parë Lleshin të mbuluar me gjak. Në këtë moment Drania ka dalë nga banesa për t’u dorëzuar në polici, pasi aty e ka kuptuar se çfarë kishte bërë.

Pasi del nga shtëpia, shkon tek banesa e vëllait dhe aty, për herë të parë, rrëfen krimin. Është nusja e vëllait që përshkruan momentin.

“Erdhi në shtëpi dhe më tha: ‘Nuk durova dot më… e kam goditur me sqepar dhe e kam lënë aty…’

Një deklaratë e drejtpërdrejtë, pa shmangie, e cila për hetuesit përforcon autorësinë dhe qartësinë e veprimit të kryer. Por, paralelisht me këtë rrëfim, në dosje shfaqet edhe një tjetër dimension, ai i marrëdhënies familjare.

Fëmijët e çiftit flasin për një klimë të tensionuar prej vitesh, për debate të vazhdueshme dhe për një figurë babai që, sipas tyre, konsumonte rregullisht alkool dhe kishte ushtruar dhunë ndaj nënës.

“Marrëdhënia midis prindërve ka qenë prej kohësh e keqe… nuk kanë munguar rastet e dhunës…”.

Një realitet ku dhuna shpesh mbyllet brenda katër mureve dhe heshtja shihet si mënyrë për të “ruajtur familjen”. Por, mosdenoncimi nuk është thjesht një mungesë reagimi, por një zinxhir që e shtyn tragjedinë drejt fundit të saj më të rëndë.

“Gjithë këto gra duhet të kuptojnë se ka zgjidhje, e para duhet të kërkojë ndihmë kur është e dhunuar, kjo është shumë e rëndësishme, sepse është presioni dhe fakti që ato e konsiderojnë veten të vetmuara nuk kanë ku kthehen më. E dyta mund mos gjejnë vëmendje nga familja e origjinës, por ka struktura të tjera që i mbështesin, shtetërore, mjaftojnë që të mbështesin dhunuesin.” – u shpreh Anila Hoxha, gazetare

“Ky është një nga elementët kryesorë që vlerësojmë që shtyjnë gratë në kryerjen e këtyre krimeve, pra problemet ekonomike, sociale, mosarsimimi i duhur, papunësia etj. janë shkaqe që i detyrojnë gratë në kryerjen e krimeve apo konsumimin e veprave penale.” – u shpreh Dritan Jahja, avokat

Vetë e pandehura e pranon krimin, por e lidh atë me një moment frike dhe reagimi. Ajo pretendon se ishte dhunuar më herët dhe kishte vepruar në kushte vetëmbrojtjeje, një version që bie në kontrast me konkluzionin e hetimit mbi momentin kur viktima ndodhej në gjumë.

Por vite më pas asaj historie që tronditi opinionin, vjen një tjetër zë… Jo nga dosja… por nga burgu.

Një zë që vjen nga vetë e dënuara, Drane Deda, e cila nga brenda burgut flet për herë të parë për jetën e saj pas hekurave.

Ajo ndalet te përjashtimi nga amnistia, që e përjeton si goditje të rëndë, të lidhur me moshën dhe vitet larg familjes.

“Për mua si një grua në moshën 65-70 vjeç, përjashtimi nga amnistia është shumë i vështirë për tu përballuar, e kam pranuar plotësisht veprën time dhe ndjej pendesë të thellë çdo ditë. Ajo që ndodhi erdhi pas një periudhe të gjatë dhune fizike dhe psikologjike që kam përjetuar, por kjo nuk e justifikon atë që kam bërë!

Nuk shmang përgjegjësinë. E pranon veprën dhe flet për pendesë të përditshme. Burgu, sipas saj, është përballje me veten dhe mungesë e thellë e fëmijëve.

Sot e shoh si një tragjedi që ka shkatërruar jetën time dhe të familjes sime, është një barrë që e mbaj çdo ditë, më ka ndarë nga fëmijët e mi në një moshë kur do të isha pranë tyre dhe t’i mbështesja.

Ajo thotë se ka ndryshuar thellësisht, duke u bërë më e vetëdijshme dhe më e penduar. E ardhmja për të nuk është fillim i ri… por kthim. Pranë familjes, pranë fëmijëve.

Një mundësi e dytë do të thotë të kaloj vitet e mbetura pranë 10 fëmijëve të mi, do të thotë të përpiqem të rikuperoj sadopak atë që kam humbur dhe të jetoj me dinjitet në paqe me veten dhe familjen time.

“Drama më e madhe e jetës së tyre është ndarja me fëmijët. Pasi fëmijët edhe pasi kemi arritur ti bindim që ti takojnë nënat e tyre brenda institucionit nuk i falnin. Pra, në qoftë se i ka vrarë të atin, falja ke fëmija nuk vinte asnjëherë. Pra unë nuk kam takuar në vitet që kam qenë drejtoresh në burgun e grave asnjë fëmijë që të paktën qoftë edhe me gojë t’ia fali”, u shpreh Xhoi Jakaj, ish-drejtoresh e burgut të grave.

“Pas daljes nga izolimi apo pas përfundimit të dënimit gratë e kanë tejet të vështirë që të ecin përpara në jetë dhe të ushtrojnë ato detyra që kanë si qenie njerëzorë mbi të gjitha, edhe si individë, si kryefamiljare, si nëna, si motra, si bashkëshorte”, u shpreh sociologia, Entela Binjaku.

Këto ishin dy rrëfimet e Dranes për të njëjtën ngjarje… Njëri i ftohtë, i dokumentuar në dosje, me prova, ekspertiza dhe përfundime ligjore. Tjetri, i vonë, i mbushur me pendesë dhe reflektim. Sot ajo kërkon rikuperimin e asaj që dënimi dhe koha i kanë marrë.

Top Channel

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?