Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve/ Gjykata e Lartë rrëzon dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

P
Piranjat 1 July 2026, 14:45 · 3 min lexim
Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve/

Gjykata e Lartë rrëzon dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin, i cili akuzohet për vrasjen e dhëntërit të tij Kudret Saliaj, pas një debati për kujdestarinë e fëmijëve. Bazuar në vendimin e dhënë nga gjykata, çështja do të rigjykohet në Gjykatën e Apelit me një trupë tjetër gjykuese. 

Ky vendim vjen pas rekursit të avokatit Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e ndodhur pranë Gjykatës Civile në Tiranë. Ai kërkonte që edhe vajza e Mexhit Picarit, Dhurata Saliaj të dënohej për bashkëpunim në vrasje.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Paraditen e 4 qershorit, Mexhit Picari dhe vajza e tij, Dhurata Saliaj, ishin nisur së bashku nga Vora për në Gjykatën e Tiranës, ku dhe kishin seancën e pestë të divorcit të Dhuratës.

Sipas prokurorisë, ata kanë vëzhguar për të parë Kudret Saliajn në ambientet e gjykatës dhe rrotull saj. Pas seancës në Gjykatën e Tiranës, Saliaj dhe avokati i tij ishin ulur në një kafe dhe vetëm disa metra më tutje ndodhej edhe ish-bashkëshortja e tij. Sapo i ka parë të ulur, Picari i cili ka qenë më herët ish-efektiv burgjesh, qëlloi 5 herë në drejtim të ish- dhëndrit 41-vjeçar duke e lënë të pajetë.

Procedurat e divorcit dhe akuza për dhunë në familje dhe tradhti bashkëshortore

Mexhit Picari vrau ish-dhëndrin e tij, pasi ky i fundit kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshorten, me të cilën ka tre fëmijë. Ai dhe familja e tij e akuzonin për dhunë në familje dhe për tradhti bashkëshortore. 

Dhurata Saliaj ka thënë se bashkëshorti me vjehrrën e kishin larguar me dhunë nga shtëpia, dhe se kishin nxitur fëmijët të mos qëndronin me të. Fëmijët jetonin në shtëpitë e të atit ndërsa Dhurata në shtëpinë e familjes. Babai i saj, pasi u arrestua nga policia, ka thënë se e kreu aktin e rëndë për dinjitetin e vajzës së tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.