Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, RENEA rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori në Fier

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Refit Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit.
Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja.
Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa forcat speciale RENEA janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Sipas informacioneve paraprake, 35-vjeçari kishte pasur konflikte të mëparshme me familjen e ish-bashkëshortes dhe ndaj tij kishte pasur denoncime për kërcënime.
Operacioni vijon, ndërsa policia po punon për të siguruar edhe shpëtimin e ish-bashkëshortes së tij, e cila dyshohet se mbahet ende me forcë. Deri më tani nuk dihet asgjë mbi fatin e të resë, Rozalinda Plaka.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Ka marrë vajzën, por nuk e dimë se ku e ka çuar”/ Krimi në familjen në Roskovec, flet e afërmja: Ish-të fejuarën e kërcënonte me armë, i...

Ngjarja në Fier/ Reagon policia: I riu vrau ish vjehrrin dhe plagosi ish vjehrrën! Mori ish gruan dhe u largua me makinë

“Pa mua s’ke jetë! Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve”/ Vëllai i viktimës në Fier: Autori është arrestuar 3 herë sepse kërc...

“Policia e arrestonte, prokuroria e lironte, ngjarje e paralajmëruar!”/ Ish-dhëndri vrau 55-vjeçarin dhe plagosi ish-gruan, nipi i viktim...

Parashikimi i motit për ditën e sotme

E rëndë në Fier/ Burri vret ish-vjehrrin dhe merr peng ish-bashkëshorten

Reforma territoriale/ Kryetari socialist i Libohovës del kundër shkrirjes së bashkisë

Zjarri ende aktiv në Bregas e Shelegar, banorët dhe forcat e emergjencës në terren





