Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre...
AKTUALITET

Vrau me armë 41-vjeçarin, arrestohet pas tre vitesh në kërkim autori

P
Piranjat20 April 2026, 14:13 · 2 min lexim
Vrau me armë 41-vjeçarin, arrestohet pas tre vitesh në

Tre vite pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Fierit, ku një 41-vjeçar u qëllua me armë zjarri për vdekje, është arrestuar edhe i dyshuari i dytë, i shpallur në kërkim.

Ai është 38-vjeçari me inicialet A.G., banues, ndërsa më parë ishte arrestuar edhe vëllai i tij si bashkëautor.

Policia bën me dije se i ndaluari sot (20 prill), dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë qëlluar me armë zjarri në vitin 2023 në drejtim të një automjeti që drejtohej nga 41-vjeçari.

“Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda urdhri i ndalimit për një 38-vjeçar, i akuzuar për vrasje. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë Fier për ndalimin e shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Fier”, tha policia.

Sqarohet se Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprat penale “vrasje me paramendim” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G. (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç. Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje”, bëri me dije policia ve ndore për dinamikën e krimit.

Hetimet po i kryen Prokuroria e Fierit, të cilës iu kaluan edhe materialet proceduriale të aksionit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.