Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Vrau me armë zjarri shokun e fëmijërisë, Gjykata e Korçës cakton "arrest me burg" për Kristjan Sterjon

P
Piranjat12 August 2026, 10:37 · 2 min lexim
Vrau me armë zjarri shokun e fëmijërisë, Gjykata e

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Kristjan Sterjon, 20-vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos. Në lidhje me këtë gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” . Ai mbërriti ditën e sotme në Gjykatën e Korçës nën masa të rrepta sigurie, ndërsa akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më herët gjatë dëshmisë së tij para policisë, Sterjo ka deklaruar se konflikti me viktimën lidhej me disa episode të mëparshme, duke shtuar se ajo e cila ka sjellë agravimin e situatës ka qenë ngacmimi i të dashurës së tij. Hetuesit po verifikojnë edhe konfliktet e mëparshme mes dy të rinjve, të cilët dyshohet se kishin pasur përplasje për shkak të rivalitetit mes tyre dhe pretendimeve se kush ishte "i forti i lagjes". Dyshohet autori i dyshuar dhe viktima ishin konfliktuar verbalisht disa ditë përpara ngjarjes. 

Kristjan Sterjo njihet si një nga personat me precedentë dhe problematika të theksuara në qytetin e Korçës, i njohur gjithashtu për një stil jetese të shkujdesur, ndërsa tani do të përballet me drejtësinë për akuzën e rëndë të vrasjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.