Vrau me thikë Martin Canin/ Rikthehet pjesërisht për shqyrtim çështja, kërkohet një raport psikologjik për autorin

Gjykata e Apelit ka vendosur të rikthejë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor në lidhje me vrasjen e Martin Canit, duke kërkuar përgatitjen e një raporti psikologjik për autorin e dyshuar të ngjarjes, Mario Përlleshaj, si dhe për të plagosurin Luis Mecja.
Sipas vendimit, janë caktuar dy psikologe të cilat do të hartojnë raportin psikologjik pasi të kenë zhvilluar kontakt dhe vlerësim me të miturit e përfshirë në çështje.
Ky veprim vjen si pjesë e rivlerësimit të rrethanave të ngjarjes dhe gjendjes psikologjike të të përfshirëve në dosje.
Seanca e radhës është caktuar për më 1 korrik, ku pritet të paraqiten rezultatet e ekspertizës dhe të vijojë shqyrtimi i çështjes. Kujtojmë se autori është dënuar me 16 vite burg.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dosja/ Si Maksim Et’hemaj i Aviacionit Civil merrte tendera dhe licencë për panele diellore nga Balluku, kompania në emër të motrës që pu...

‘Rama tashmë një figurë e konsumuar’, Burimi: Protesta - SPAK një zhgënjim, qeveria nuk ka më asnjë shpëtim

“Duhet t’i shërbeni ligjit”/ Sadushi porosi magjistratëve: Qëndroni të paanshëm, pavarësisht gjithçkaje

Aty ku nisi gjithçka/ Influencerë dhe figura publike vizitojnë Zvërnecin pas një muaji protestash

Prokuroria e Vlorës i çon dosjen SPAK-ut për abuzimet me pronat në Orikum, Rradhimë dhe Dukat

Digjet banesa në Fushë-Arrëz, shpëton pa lëndime 80-vjeçari

Kanionet e Gjipesë/ Shpëtohen 4 turistët që ranë në greminë, njëri prej tyre me fraktura

Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare? Punët që kishin pagat më të larta në 2025-n





