VIDEO/ Momenti kur Shehaj ‘vjedh’ marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja “fluturon” nga shkallët
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë dollarësh...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka njoftuar pranimin e kërkesës e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se mbështet në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pë...
Sipas kërkesës së depozituar nga deputetët e opozitës, marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh, e l...
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, PS k&eum...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, është zbardhur nga Policia e Lezhës.
Bëhet fjalë për vdekjen e 85-vjeçares D. Sh., në fshatin Fushë-Mamurras të Kurbinit, e ndodhur më 30 prill 2026. Sipas hetimeve, e moshuara ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës, ndërsa si autore e dyshuar e krimit është identifikuar vajza e saj, Violeta Shpani, 57 vjeçe.
Hetimet nisën pasi Policia siguroi informacione operative që ngritën dyshime mbi rrethanat e vdekjes së 85-vjeçares, e cila ishte deklaruar si rast vdekjeje natyrale dhe nuk ishte raportuar pranë autoriteteve ligjzbatuese.
Pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, u arrit në përfundimin se bëhej fjalë për një vrasje brenda familjes. Në vijim të operacionit “Enigma”, u bë ndalimi i Violeta Shpanit, e cila akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Sipas Policisë, 57-vjeçarja jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Gjatë hetimeve është sekuestruar edhe thika që dyshohet se është përdorur në krim, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me ngjarjen.
Në të njëjtën kohë, materialet procedurale janë referuar në gjendje të lirë edhe për mjeken A. Ll., e dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Sipas hetimeve, ajo kishte plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar rastin si vdekje natyrale dhe pa njoftuar Policinë për vdekjen e 85-vjeçares.
Zbardhet një ngjarje kriminale, vrasje në familje, e ndodhur në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin.
Dyshohet se ka vrarë nënën e saj me mjet prerës (thikë), vihet në pranga 57-vjeçarja.
Procedohet penalisht edhe një shtetase (mjeke), e cila ka plotësuar aktin si vdekje natyrale dhe nuk ka raportuar në Polici rastin.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë siguroi të dhëna në rrugë operative se në fshatin Fushë Mamurras kishte ndërruar jetë një 85-vjeçare më datë 30.04.2026, duke u pretenduar vdekje natyrale dhe pa u raportuar në Polici.
Nga të dhënat e siguruara nga Policia lindën dyshime të arsyeshme për një ngjarje kriminale.
Bazuar në informacionet e siguruara, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në bashkëpunim me Prokurorinë nisi menjëherë veprimet verifikuese dhe hetimore në lidhje me rastin.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, shtetasja V. Sh., e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetases V. Sh., 57 vjeçe, banuese në Fushë-Mamurras, e dyshuar si autore e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), si dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.
Gjithashtu, janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen A. Ll., mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e cila ka plotësuar aktin e vdekjes, duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe duke mos e raportuar në Polici vdekjen e 85-vjeçares.
Në bashkëpunim me Prokurorin vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe, nëse ka persona të tjerë të përfshirë, për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Gjykata e Posaçme shqyrtoi këtë të shtunë masat e sigurisë për Kristi Qiricin, Aleks Pepajn, Ilir Lazrin dhe Shkëlzen ...
Kompania Salillari e biznesmenit pëllumb Salillari është shpallur fituesja e koncesionit 35 vjeçar për ndërtimin dhe operimin e ...
Qindra shqiptarë në Itali kanë dalë në protestë në mbështetje të tubimeve që po zhvillohen në Tiranë...
Bordi i Transparencës në datë 6 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit ...
Efektivi i Policisë Edison Adri, i cili mbeti i plagosur në Lozhan të Maliqit gjatë përpjekjes për kapjen e 43-vjeçarit Vio...
Një 34-vjeçar rezulton i zhdukur në Tiranë, ndërsa familjarët kanë humbur çdo kontakt me të dhe kërkojn&...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës...
Është bërë publike lista e pikëzimeve për 21 punonjës policie që kanë marrë pjesë në konkurrimin p&e...
Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Kurbin, gjatë një operacioni të zhvillua...