Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Vrau policin Novruz Cenalia, autori Azgan Mërnica i shpëtoi burgimit të përjetshëm! Reagojnë ashpër familjarët e efektivit

P
Piranjat10 April 2026, 14:31 · 2 min lexim
Vrau policin Novruz Cenalia, autori Azgan Mërnica i shpëtoi burgimit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm zbut dënimin për Azgan Mërnicën, autorin e  vrasjes të punonjësit të policisë, Novruz Cenalia. Ai ishte dënuar nga gjykata e Fierit me burgim të përjetshëm, por shkalla e dytë e gjyqësorit caktoi ndaj tij dënimin me 35 vite burgim, çka ka sjellë reagimin e ashpër të familjareve të efektivit të policisë.

Ngjarja ndodhi me 13 maj 2024 në Fier, kur efektivi i policisë Novruz Cenaliaj, 28 vjeç, po shkonte në punë me makinë  e tij, kur u përball me 23 vjeçarin Mernica. Nga hetimet rezultoi se konflikti mes tyre nisi pasi efektivi i policisë e kritikoi për shpejtësinë më të cilën Mërnica po udhëtonte në rrugë. Pas një debate verbal, Azgan Mernica qëlloi ndaj Cenaliajt duke e lënë vrarë. Kamerat e sigurisë së një lokali në atë pjesë të rrugës filmuan ngjarjen.

2 vite më vonë, gjykata e apelit ka shpëtuar nga burgimi I përjetshëm autorin e ngjarjes. Pas këtij vendimi reagoi edhe Ministri e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Ai e cilësoi këtë vendim si një akt me pasoja të rrezikshme, që cenon jo vetëm emrin dhe sakrificat e punonjësve të policisë, si dhe kërcënon rendin ligjor dhe vetë shtetin.

“Edhe pse nuk jemi njohur ende me arsyetimin e plotë, vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ Novruz Cenalia ishte një sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor. Një akt i tillë nuk lëndon vetëm familjen e të ndjerit dhe dekurajon kolegët në uniformë, por rrezikon të japë një mesazh të gabuar për këdo që guxon t’i kundërvihet ligjit dhe shtetit të së drejtës. Respektojmë pavarësinë e gjyqësorit, por presim që drejtësia të jetë e fortë dhe në lartësinë e përgjegjësisë që ka ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që mbrojnë rendin çdo ditë”, thekson Lamallari.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.