Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali dhe trupi i tij është gjetur brenda një automjeti të fundosur në ujë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Padovës, ndërsa hetimet e autoriteteve italiane janë përqendruar te pista e një larjeje hesapesh në ambientet kriminale që lidhen me trafikun e drogës.
Personi i gjetur i pajetë brenda një Fiat Bravo, e cila u nxor nga uji mëngjesin e 9 shtatorit në rrugën Via del Santo, ndërsa sot është identifikuar si një 35-vjeçar shqiptar, pa vendbanim të përhershëm.
Lajmi për vrasjen është konfirmuar nga Prokuroria e Padovës, e cila ka bërë të ditur se viktima nuk ka humbur jetën aksidentalisht, por është vrarë.
Nga verifikimet e para mjeko-ligjore dyshohet se ndaj 35-vjeçarit është përdorur armë zjarri. Një tjetër element i rëndësishëm për hetimin është fakti se viktima është gjetur me duart e lidhura.
Makina ishte fundosur në ujë dhe, sipas të dhënave të para të hetimit, ende nuk është e qartë nëse shqiptari është vrarë brenda automjetit apo është vrarë diku tjetër dhe më pas trupi i tij është transportuar dhe vendosur në makinë.
Dyshimi për larje hesapesh për drogën
Pista kryesore e hetuesve lidhet me një larje hesapesh në botën kriminale, konkretisht në ambientet që merren me shitjen e drogës.
Megjithatë, kjo mbetet një hipotezë hetimore dhe autoritetet italiane po punojnë për të zbardhur motivin e saktë të vrasjes, si dhe për të identifikuar personat që mund të kenë qenë të përfshirë.
Karabinierët kanë nisur të analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku u gjet automjeti.
Në veçanti, është marrë dhe shqyrtuar një kamera e vendosur në pjesën e jashtme të një zdrukthëtarie që ndodhet përballë vendit ku u nxor nga uji Fiat Bravo.
Kamera ka një kënd relativisht të ngushtë, por mund të fiksojë një pjesë të trafikut rrugor. Hetuesit kanë shqyrtuar pamjet jo vetëm të ditës së ngjarjes, por janë kthyer edhe në ditët e mëparshme, me shpresën për të gjetur lëvizje të dyshimta të automjetit ose të personave të përfshirë.
Megjithatë, nga këto pamje nuk është marrë deri tani një element vendimtar që t’u japë hetuesve një drejtim të qartë për zbardhjen e krimit.
Fiat Bravo do t’i nënshtrohet ekspertizës
Ekspertët pritet të kryejnë kontrolle të hollësishme në kabinën e Fiat Bravo-s për të kërkuar gjurmë gjaku dhe prova të tjera biologjike.
Hetuesit duan të përcaktojnë nëse ka prova që tregojnë se 35-vjeçari është qëlluar brenda makinës apo në një vend tjetër.
Një nga pistat që po verifikohet është mundësia që viktima të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas të jetë futur në bagazhin e makinës. Nga ana tjetër, po shqyrtohet edhe mundësia që vrasja të ketë ndodhur pasi viktima ndodhej brenda automjetit.
Fakti që sediljet e pasme të makinës ishin të ulura është një tjetër detaj që po analizohet nga hetuesit, pasi mund të ndihmojë në rindërtimin e mënyrës se si trupi është transportuar dhe vendosur brenda automjetit./ IL GAZZETTINO
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve të vendit në katër vitet e ardhshme po shndërrohet mirëfilltaz...
Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien edhe në dhjetëditëshin e parë të muajit shtator. Sipas kursit zyrtar të...
Një shpërthim është regjistruar paraditen e kësaj të mërkure pranë hidrocentralit Ritom, në zonën e Piotta-s...
Ervis Deti, i akuzuar si pjesë e grupit të drejtuar nga Ervis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”...
Ka rinisur mëngjesin e sotëm zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, pasi vatra e zjarrit, e cila u shfaq pasditen e djes...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë që në orët e para të ditës zonën e Bagos në...
Prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur të nisë verifikimet lidhur me deklaratat e forta të bëra nga ish-zv/kryeministri i Shqip&eum...
Historia e trajtuar ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur”, wshtw e njw tw paraburgosuri qw ka rrëfyer nga qelia ...
Një 30-vjeçar me inicialet F. D., banues në Krumë, është arrestuar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohet se ka plagosur me...
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për vitin 2025, fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë është 1.731.891 hektar&e...