Vuan nga skleroza, a e ka parë dikush gjysh Jusufin?

Një i moshuar 94-vjeçar është raportuar i humbur në Shkodër, ndërsa familjarët dhe të afërmit kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur sa më shpejt.
Bëhet fjalë për Jusuf Drapnin, i cili, sipas denoncimit të mbërritur në redaksinë tonë, është larguar që prej orës 13:00 dhe që prej asaj kohe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Sipas informacionit të dhënë nga familjarët dhe fqinjët, i moshuari është parë për herë të fundit në zonën pranë stadiumit, në lagjen 5 të qytetit.
Ai është 94-vjeç, mban një kapele dhe në momentin kur është larguar ka qenë i veshur me xhaketë të zezë.
Familjarët bëjnë me dije se i moshuari vuan nga skleroza, çka e bën situatën edhe më shqetësuese dhe kërkimin urgjent.
Rasti është raportuar edhe në polici, ndërsa të afërmit apelojnë që kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë në numrin: +355 69 642 6182.
Çdo minutë është e rëndësishme. Nëse ndodheni në zonën e Shkodrës dhe keni parë një të moshuar me përshkrimin e mësipërm, ju lutemi njoftoni familjarët ose autoritetet.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Përplasen tre automjete në aksin rrugor Korçë-Bilisht, një i plagosur

Vëllai i ministrit të Jashtëm fiton tenderin në KQZ

Uji “i pijshëm” vetëm në dokumente

Ilir Meta uron Pashkën: Krishti u ngjall!

“Ari i kuq”, domatja importohet 60 lekë, shitet deri në 600 lekë, shkak prodhimi i paktë vendas





