AKTUALITET

Xhixho: Procesi ndaj Ilir Metës është politik, i paligjshëm dhe shkelje e të drejtave themelore

Piranjat Përditësimi i fundit 28 April 2026, 10:37

Xhixho: Procesi ndaj Ilir Metës është politik, i paligjshëm

Erisa Xhixho ka reaguar ashpër lidhur me procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe të zhvilluar në shkelje të standardeve ligjore dhe të drejtave themelore.

"Një proces politik i paligjshëm dhe shkelje e çdo të drejte themelore të njeriut që po i bëhet Ilir Metës. Ajo që nisi një vit e gjysmë më parë me një rrëmbim kriminal, vijoi sot me një seancë gjyqësore që shkeli hapur çdo standard të një procesi të rregullt ligjor.

Një seancë e zhvilluar në izolim, pa transparencë dhe me kufizim të qëllimshëm të të drejtës së fjalës për një ish-Kryetar Shteti. Kjo nuk është kurrën e kurrës drejtësi. Ky është thjesht dhe vetëm një narkoregjim.

Sot, shqiptarët panë se si trajtohen kundërshtarët politikë në Shqipërinë e Edi Ramës: ata izolohen, keqtrajtohen në burgje, u mohohet fjala dhe mbahen larg publikut, sidomos kur janë figura si Ilir Meta, që njeh të vërtetat që i dhembin narkoregjimit. Ish-Presidenti i Republikës, ish-Kryetari i Kuvendit dhe ish-Kryeministri i vendit, Ilir Meta, u mbajt i mbyllur, pa mundësi komunikimi me publikun dhe median, në një shkelje flagrante të të drejtave themelore sipas një skenari mafioz të organizuar në zyrat e qeverisë.

Kjo është filozofia e një narkoregjimi mafioz që, kur nuk blen dot kundërshtarët, përpiqet t’u mbyllë gojën me çdo mënyrë.

Mungesa e transparencës sot nuk ishte thjesht problem procedural — ishte provë e një frike të thellë nga e vërteta dhe bunkerizimi i sallave të gjyqit u bë për të dënuar në mënyrë të paligjshme kundërshtarët politikë. Ilir Meta nuk i është shmangur asnjëherë drejtësisë.

Ai ka përballuar çdo betejë me dinjitet dhe deri në fund. Ky nuk është thjesht një gjyq politik.

Ky është një krim politik. Mohimi i transparencës, kufizimi i fjalës dhe izolimi i qëllimshëm janë shenjat më të qarta të një regjimi të kalbur dhe që ka frikë shumë të madhe.

Fjala e Ilir Metës diskrediton plotësisht ata që sajuan një dosje të manipuluar, pa prova, fakte e dokumente, por vetëm me urdhër politik. Dhe kur një regjim ka frikë nga e vërteta, ai nuk prodhon më drejtësi, por vetëm padrejtësi me regji.

Ilir Meta do ta fitojë pa as më të voglin dyshim edhe këtë betejë, por sistemi i drejtësisë së “re” është damkosur shumë rëndë si i kapur dhe në krah të antiligjit", shkruan Xhixho.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?