Zaptimi i hapësirës publike në Spille, procedohen dy persona

101 çadra dhe 202 shezlongë janë sekuestruar në plazhin e Spilles, pasi ishin vendosur pa leje në hapësirë publike.
Kontrollet janë kryer nga shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, për verifikimin e zënies së hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare.
Sipas policisë, pajisjet e plazhit ishin vendosur pa autorizim nga dy persona në zonën e Spilles. Për rastin janë referuar materialet në Prokurori dhe është nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. T., 37 vjeç, banues në Spille, dhe Z. K., 71 vjeç, banues në Elbasan.
Kontrollet pritet të vijojnë edhe në zona të tjera bregdetare për verifikimin e zënies së hapësirave publike dhe respektimin e rregullave gjatë sezonit turistik.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Katër javë pa analiza”/ Qytetarja nga Shkodra ngre shqetësimin: Laboratori shtetëror i mbyllur deri më 1 shtator

Punëdhënësit shqiptarë mund të detyrohen të publikojnë pagat

Nga sot nis zbatimi i ndryshimeve në Kodin Rrugor, kujdes celularët dhe përdorimin e alkoolit

U arrestua në Rinas, gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, Julide Yazici

Rruga e re i lë pa akses, banorët e Mirakës paralajmërojnë protestë

Sherri i pak ditëve më parë në Fushë-Arrëz merr një tjetër dinamikë/ Denoncoi parcelat me kanabis të fqinjit, i gjenden 150 rrënjë bimë n...

Jetonin prej vitesh në Greqi, këta janë nënë e bir që humbën jetën në aksident

Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë për kërkimin shkencor





