
Partia Socialiste ka propozuar një paketë amendamentesh për ndryshimet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, duke parashikuar masa më të ashpra për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas amendamenteve të depozituara në Kuvend, drejtuesit e mjeteve që kapen duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi do t’u shtyhet e drejta për t’u pajisur me patentë për një vit, ndërsa për të miturit afati shtyhet me dy vite nga momenti kur u lind e drejta për ta marrë atë.
Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe për shoferët e rinj, të pajisur me patentë të kategorisë “B” gjatë 24 muajve të fundit. Për ta propozohet ndalim total i alkoolit në gjak, kufizim i shpejtësisë dhe ndalim i qarkullimit nga ora 24:00 deri në 06:00 pa një drejtues shoqërues me eksperiencë.
Projektamendamentet parashikojnë gjithashtu masa më të ashpra për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjeteve, duke përfshirë edhe biçikletat, monopatinat elektrike dhe motomjetet deri në 50 cc.
Një nga pikat më të forta të paketës lidhet me drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit. Sipas propozimit, shoferëve që kapen përsëritës duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, me nivel alkooli mbi 0.5 g/l në gjak, do t’u hiqet patenta përgjithmonë.
Amendamentet përfshijnë edhe rritje të gjobave për shkeljet e rënda në qarkullim, si manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsive pa sinjalizim dhe sjelljet e rrezikshme në zonat urbane.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 May10:46
“Djali është në shtëpinë tonë dhe nuk e prekni dot këtu”, detaje të reja nga vrasja e biznesmenit
Sherri në të cilin mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili në lokalin e karburantit të tij në Sarandë, nuk e përf...
AKTUALITET
8 May10:22
Skenari i protestës së opozitës, demokratët do të marshojnë pa fjalime
Ka ndryshuar sërish skenari i protestës që do të mbahet nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme.
Burime mediatike bëjnë me...
AKTUALITET
8 May10:06
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Raporti i detajuar i konsumit të barnave për muajin mars 2026 bazuar në listën e rimbursimit nga Fondi i Sigurimeve Shëndet&e...
AKTUALITET
8 May09:40
Atentati/ Reagon Shoqata Çamëria: Rexhep Ismaili ishte zë i palëkundur i çështjes çame!
Shoqata Çamëria ka reaguar pas atentatit të ndodhur dje në Sarandë, ku humbi jetën Rexhep Ismaili.
Shoqata shprehet se, Ismaili...
AKTUALITET
8 May09:19
Mot i keq në Vlorë/ Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
Autoritetet detare kanë njoftuar për përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës dhe në det të ...
AKTUALITET
8 May09:14
Ekzekutoi biznesmenin me plumb në kokë, zbulohet autori
Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e së enjtes në Gjashtë të Sarandës. Vrasja me plumb në kokë ...
AKTUALITET
8 May09:06
U ekzekutua në lokalin e tij, Rexhep Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, Zhupa: Autorët të vihen para drejtësisë
Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në ambientet e lokalit të tij ka qen&eum...
AKTUALITET
8 May08:52
Protesta e opozitës, ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët e saj: Tregoni kujdes!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë publik një njoftim drejtuar shtetasve amerikanë, ku u këshillon q&e...
AKTUALITET
8 May08:34
Kur spektakli kalon vijën e kuqe: Koncerti i Kanye West në Tiranë ngre pikëpyetje të shumta
Kanye West, reperi dhe producenti muzikor 48-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara pritet të mbajë një koncert në Tiranë më 11 Kor...
AKTUALITET
8 May08:19
Pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro, rritet me 20% oferta për punonjës
Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në jug të vendit po përballen me mun...