Zbardhet dinamika e krimit të trefishtë në Roskovec: Refit Buzi iu shkoi me çifte në shtëpi familjes Plaka, çifti sa ishte bërë gati për punë

Një ditë pas krimit që tronditi Roskovecin, kanë dalë në pah detaje të reja nga tragjedia e ndodhur: Refit Buzi shkoi me çifte në dorë në shtëpinë e familjes Plaka dhe gjeti çiftin duke u bërë gati për punë. Pasi ka marrë telefonatën e vajzës së familjes e cila dyshohet t’i ketë kërkuar për të ardhur në shtëpinë e tyre, autori Refit Buzi është bërë gati rreth orës 4 të mëngjesit, ka larë fytyrën, ka marrë çiften dhe u ka ikur në derë të shtëpisë familjes Plaka.
Me të mbërritur në prag të derës së shtëpisë së tyre, Buzi gjeti Kosta dhe Belere Plakën, të cilët sa ishin bërë gati për punë dhe për pak minuta do dilni nga banesa, sipas Top Channel. Mirëpo, debati i ndodhur mes partnerit të vajzës së familjes dhe prindërve përshkallëzoi deri në momentin kur Buzi qëlloi për vdekje me çifte kryefamiljarin, ndërsa la të plagosur kryefamiljaren e cila pas disa orësh në luftë me jetën dha frymën e fundit në spital.
Pas krimit të rëndë, 35-vjeçari rrëmbeu vajzën e familjes 24-vjeçaren Rozalinda Plaka dhe u largua nga pjesa e pasme e banesës.
Më pas ai është drejtuar drejt fshatit Kurjan, ku pas disa orësh ndjekjeje nga forcat e policisë, ai la të lirë të renë dhe vetë zgjodhi t’i bënte rezistencë për 5 orë RENEA-s dhe bluve. Pas 5 orësh rezistencë i riu, me lot në sy duke u shprehur se “i kanë marrë lekët”, kreu vetëvrasje në makinën e tij.
Sakaq, ditën e sotme është zhvilluar ceremonia mortore e çiftit Plaka. Ndërsa autori i krimit të trefishtë, Refit Buzi do të përcillet për në banesën e fundit gjatë mesditës së nesërme.
Lexo edhe
AKTUALITET
KLSH zbuloi dëmet financiare të Pirro Vengu, mungojnë 8 milionë euro

FOTO/ Kush është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-i fejuari i vajzës, i akuzonte se nuk i kthenin paratë

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres dhe më pas edhe veten/ Juristja për ngjarjen në Roskovec: Kambanë alarmi

“Është tragjedi e rëndë”/ Çifti Plaka në Roskovec u ekzekutua me armë gjahu nga ish-dhëndri, banorët e fshatit: U shua një shtëpi...

EMRI/ Plagosi me thikë kushëririn pas një sherri, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë

Konflikti ku u përfshi Denis Tafili/ AMP sekuestron armën e efektivit Leonard Xhamollari, efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK...

Përfshihet nga flakët magazina në Durrës





