AKTUALITET

Zbardhet dosja e SPAK. Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €. Komshie ka vartësen...

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Qershor 2026, 10:22
Zbardhet dosja e SPAK. Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë

Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një kompleks modern të ndërtuar nga kompania “Eurocol” e biznesmenit, Pandeli Carapuli.

Vila me nr.F6 ndodhet në një nga zonat elitare të Dhërmiut. Ndërsa ngjitur me vilën e Ballukut, burime pranë SPAK pohuan se është dhe vila e vartëses së saj, Viola Haxhiademi, me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Ish-zv/kryeministria e vendit, brenda një kohe të shkurtër prej vetëm 8 muaj, është marrë 3 herë e pandehur nga prokuroria e posaçme SPAK, duke thyer çdo rekord hetimor për korrupsion dhe abuzim me detyrën që është vendosur ndaj një zyrtari të lartë që SPAK ka hetuar gjatë ekzistencës së tij 6 vjeçare.

Çështja e tretë, është pikërisht dosja Nr.136 e regjistruar nga SPAK në vitin 2025 dhe se tashmë në fillim të muajit qershor 2026, hetimi u konkretizua me sekuestrimin e vilës luksoze që juridikisht figuron në emrin e sportistit të njohur të Kombëtares Shqiptare, Igli Tare.

Por që në realitet përdorej, kontrollohej, administrohej pikërisht nga Belinda Balluku dhe familjarët e saj. Një anëtar i grupit hetimor të kësaj dosje u shpreh për gazetarin Elton Qyno se:

“…Balluku, është përpjekur të luajë bukur këtë ndeshje me qëllim fitimin e vilës luksoze në Gjilekë të Dhërmit, që është një nga zonat bregdetare më të të lakmuara të momentin. Në këtë lojë, ajo ka futur dhe ish-sulmuesin e kombëtares Shqiptare, Igli Tare, me qëllimin finalizimin “e golit”, për marrjen e vilës. Ndërkohë nga ana tjetër vetë Belinda, ka qëndruar në fushë si një lojtare “Pykë”, duke qarkulluar pa top dhe është përpjekur të mos lerë prova që e implikojnë atë me këtë pasuri…”.

Ndërkohë rasti i përfitimit të vilës luksoze është investiguar nga BKH-ja dhe SPAK në disa drejtime dhe të gjitha rrugët të çonin pikërisht tek Belinda Balluku.

Kjo e fundit në një dalje publike me stafin e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës u shpreh se:

“…Unë nuk kam dhe s’kam pasur kurrë lidhje me korrupsion dhe nxis që hetimi që ka nisur prej muajsh dhe që nuk e kam penguar kurrë, të vijojë për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe. Nuk kam as 300 as 30 dhe as 3 apartamente. Nuk kam as 1 as 2 jahte, as limuzina as helikopterë e avionë. As nuk ke kam penguar drejtësinë dhe nuk do e bëj sepse se e besoj dhe e kam mbështetur".

Por hetimi i thelluar i kryer gjatë këtyre muajve ka nxjerrë zbuluar manovrat e përdorura nga zyrtarja e lartë, Belinda Balluku. SPAK, ka marrë një sinjalizim se ish-zv/kryeministria e vendit gëzonte një vilë të fshehur në kompleksin turistik “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut.

Sinjalizimi që besohet se ka ardhur në SPAK nga një ambasadë e huaj që vepron në Shqipëri, sqaronte se Vila luksoze i ishte dhuruar Belinda Ballukut, nga biznesmeni Pandeli Carapuli.

Kjo aferë korruptivë që është trajtuar si dhuratë, është bërë në këmbim të paracaktimit si fitues të kompanisë “Eurocol” të Carapulit në dy tendera me vlerë rreth 1 miliard lekë tek “Albcontrol” që në atë periudhë drejtohej nga Belinda Balluku.

Kjo e fundit në cilësinë e drejtueses së intitucionit ka pilotuar tenderat përmes kryetarit të njësisë së prokurimit në “Albcontrol”, Evis Berberi dhe anëtarëve të kësaj njësie shtetasit me inicialet S.P., E.N. dhe A.M.

Të 4 këta persona kanë parcaktuar fituesin “Eurocol” sipas direktivave që u ka dhënë drejtuesja Belinda Balluku. Aktualisht të 4 personat po ndiqen penalisht nga SPAK për këtë çështje për akuzën e “Shkeljes së brazisë në tendera dhe ankande publike”.

Teksa kompania e Carapulit ka fituar dy tenderat, kanë filluar të rrjedhin dhe pagesat financiare nga “Albcontrol” tek shoqëria “Eurocol”.

Mirëpo në pamundësi për të marrë vilën luksoze në emrin e saj apo familjarëve të afërm, Belinda Balluku në atë kohë drejtoreshë,ka zgjedhur një figurë të njohur të sportit Shqiptar dhe ai Italian.

Emri i futbollistit Igli Tare, shfaqet në 5 dhjetor 2018 në një kontratë porosie, të lidhur para noterit publik mes ish-kapitenit të kombëtares Shqiptare dhe kompanisë “Eorocol” të biznesmenit Carapuli.

Vlera e kësaj kontrate porosie të firmosur mes Tares dhe Carapulit në atë kohë ishte 145 mijë euro. Verifikimet e kryera nga SPAK, kanë zbuluar se Igli Tare ka paguar përmes një banke të Nivelit të Dytë në Shqipëri, shumën 70 mijë euro.

Ndërsa pjesa tjetër e mbetur si diferenca prej 75 mijë euro, nuk ka asnjë gjurmë se në çfarë mënyre është paguar, pasi nuk ka një transaksion bankar.

Hetimi i SPAK ka provuar se Tare nuk e ka paguar vetë shifrën 70 mijë euro, por ka autorizuar me prokurë vëllain e tij, Agron Tare, që të kryente transaksionin 70 mijë euro në bankë.

SPAK, pretendon se Tare nuk ka qënë asnjëherë dhe ska jetuar në vilën luksoze në Gjilekë. Dhe këtë fakt grupi i hetimit e mbështet në deklarimet e punonjësve të kompleksit, mirëmbajtësit e vilës, që tregojnë se në atë pasuri nuk e kanë parë kurrë, Igli Taren.

Sipas punonjëse në këtë pasuri vinte Belinda Balluku dhe ata e kanë krijuar bindjen se vila i përkiste pikërisht kësaj zyrtare.

Gjithashtu, Igli Tare, nuk është marë fare as me mobilimin dhe arredimin e kësaj Vile luksoze, pasi me një gjë të tillë është marrë vetë, Belinda Balluku dhe familjarët e saj.

Një fakt i tillë sipas dosjes së SPAK, është provuar nga gjetja e komunikimeve me shkrim, mesazheve zanore dhe fotografive në telefonat e personave në hetim, ku faktohet qartazi që mobilimin e ka ndjekur Balluku dhe rrethi i saj miqësor.

Ndërkohë kur kishin kaluar 3 vite e 5 muaj nga firmosja e kontratës së porosisë me Carapulin dhe kur Igli Tare, nuk kishte shkuar asnjëherë të shikonte vilën luksoze që kishte blerë, çuditërisht ai firmos një kontratë dore jo para noterit, ku pranonte që i jepte me qëra pasurinë vilën F-6, shtetases Joana Bushi.

Joana Bushi, ishte vartësja e Belinda Ballukut pasi ka shërbyer si drejtore kabineti tek “Albcontrol”. Mësohet se SPAK, nuk ka konstatuar mandate pagesash apo transaksione bankare të kryera nga Joana Bushi në drejtim të llogarive bankare të ish-futbollistit, Igli Tare. Është pretenduar se pagesat janë bërë në rrugë informale.

Por pavarësisht se juridikisht në letra prona është në emër të Igli Tares dhe ky i fundit nuk ka shkuar asnjëherë, por ja ka lënë me qëra Joana Bushit, vilën luksoze e gëzon Belinda Balluku dhe familjarët e saj.

Ndaj prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, në datën 3 qershor 2026 vendosën të sekuestrojnë këtë vilë, si të provuar se i përket, Belinda Ballukut.

Njëherësh vendosën nën hetim Belinda Ballukun, për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë publikë” dhe “Fshehje dhe mosdeklarim pasurie”.

Ndërsa ish-futbollisti i njohur Igli Tare dhe Joana Bushi, u vendosën nën akuzë për “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Kurse biznesmeni Pandeli Carapuli është vënë nën hetim për akuzën e “Korrupsion aktiv ndaj funksonarit të lartë publik” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Evis Berberi dhe 3 zyrtarët e tjerë të njësisë së prokurimit në “Albcontrol”, janë vënë nën akuzë për “Shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike”. Hetimet për dosjen me Nr. 136 vijojnë dhe pritet që shumë shpejt prokuroria e posaçme të identifikojë dhe prona të tjerë të fshehura të Belinda Ballukut.

Nga ana tjetër tashmë SPAK, ka hyrë në një fazë të re me këtë çështje, duke i lindur e drejta juridike ti ridrejtohet edhe njëherë tjetër Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë të dytë.

Duke provuar të marrë autorizimin për lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut, pasi në dosjen e tretë kundër saj akuzat janë më të rënda se në dy dosjet e para, ajo e ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë. /Syri

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan