Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Zbardhet përplasja e dhunshme në Vlorë, konflikti i të birit i kushtoi jetën 63-vjeçarit

P
Piranjat 4 April 2026, 10:11 · 2 min lexim
Zbardhet përplasja e dhunshme në Vlorë, konflikti i të birit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, ku pas një konflikti banal humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të disa ditëve më parë, që djali i viktimës, i cili gjithashtu mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmë mjekësore në spital, kishte me autorin.

Burime bëjnë me dije se babë e bir kanë shkuar në rrugën “Gjergj Araniti” për të gjetur autorin dhe për të sqaruar konfliktin. Në momentin e përplasjes, autori ndodhej në makinë, ndërsa viktima dhe djali i tij i janë afruar. Fillimisht ka pasur debat verbal, i cili më pas ka degraduar në fyerje dhe sharje.

Duke qenë se autori kishte banesën pranë, në konflikt kanë ndërhyrë edhe dy shokë të tij. Situata ka agravuar në përplasje fizike mes palëve, me goditje me grushte dhe shkelma.

Sipas të dhënave, autori e ka goditur 63-vjeçarin dy herë me grushte dhe një herë me shkelm, duke bërë që viktima të përplaset në tokë dhe të humbasë jetën. Gjithashtu, mësohet se viktima kishte probleme me zemrën dhe ishte operuar më parë, çka mund të ketë qenë një faktor shtesë që ndikoi në vdekjen e tij.

Pas ngjarjes, autori së bashku me dy shokët e tij, të cilët janë identifikuar, janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, viktima u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë, ndërsa djali i tij mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore konfirmojnë gjithashtu se rreth një muaj më parë viktimës i ishte djegur automjeti, por kjo ngjarje nuk ka lidhje me incidentin e fundit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.