Zbulohen 4 raste të lojërave të fatit në Tiranë, 5 në pranga, 2 në kërkim

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Fati i Lojërave”.
Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Zbulohen në Tiranë 4 raste të përshtatjes së ambienteve për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri.
Sekuestrohen 16 kompjutera për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Arrestohen 5 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë (pronarë, administratorë dhe/ose punonjës të ambienteve), Xhuljan Kaloshi, Klajment Çurri, Redion Muka, Edmond Ndreka, Klodjan Vishkurti.
Bazuar në informacionet e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për disa raste të përshtatjes së ambienteve për zhvillimin e lojërave të fatit, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fati i Lojërave”.
Gjatë operacionit u zbuluan 4 ambiente të përshtatura për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Konkretisht:
-u arrestua shtetasi Xh. K., 34 vjeç, pasi në lokalin e tij u gjetën 5 njësi kompjuterike, me të cilat zhvilloheshin lojëra fati;
-u arrestuan shtetasit K. Ç., 47 vjeç dhe R. M., 42 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të 47-vjeçarit, ku ishte i punësuar shtetasi R. M., u gjetën 4 njësi kompjuterike që përdoreshin për lojëra fati;
-u arrestua shtetasi E. N., 49 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. B., 32 vjeç, pasi në një ambient në administrim të 32-vjeçarit, me punonjës shtetasin E. N., u gjetën 7 njësi kompjuterike që përdoreshin për lojëra fati;
-u arrestua shtetasi K. V., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. V., 60 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të këtij të fundit u gjetën tavolina pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se shërbenin për organizimin e lojërave të fatit. 22-vjeçari u kap në flagrancë duke tentuar të prishë provat materiale.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
U kapën 60 kilogramë kanabis dhe armë zjarri, zbardhen emrat e 15 të arrestuarve

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku

Jep dorëheqjen kreu i IMT-së në Durrës, Ilir Ngresi

SKANDAL/ Çmendet drejtori i shkollës në Elbasan, u merr ushqimin nga dora nxënësve dhe ushtron dhunë ndaj tyre

Policia zbarkon te ‘Equos Resort’, ekzekutohet vendimi për sekuestrimin e pasurive të Ergys Agasit





