Zbulohen 55 mijë euro të fshehura te dritat e makinës, mes tyre edhe lekë shqiptare

Mbi 55 mijë euro janë sekuestruar nga autoritetet kufitare në Malin e Zi. Paratë ishin fshehur brenda kornizës së dritës së makinës, me qëllim shmangien e kontrolleve dhe kalimin e tyre përtej kufirit pa u konstatuar.
Në total, gjatë kontrollit janë gjetur pesë lloje monedhash. Përveç euros, bëhet fjalë për dollarë kanadezë, dollarë australianë, dollarë amerikanë, paund britanikë dhe lekë shqiptarë. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve malazeze dhe Frontex, agjencisë evropiane përgjegjëse për mbështetjen dhe menaxhimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi origjinën e shumës së parave, kujt i përkasin ato, ndërsa mbetet e paqartë edhe arsyeja konkrete që ka çuar në fshehjen e tyre në automjet. Hetimet vijojnë për të përcaktuar burimin e parave, destinacionin e tyre dhe nëse shuma e sekuestruar mund të jetë e lidhur me ndonjë veprimtari të paligjshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Del jashtë kontrollit zjarri në Ulëz të Matit, përparon me shpejtësi. Evakuohen disa familje

Përplasjet me policinë gjatë protestës së djeshme, prangosen 15 persona

‘Agasi, dorëzim i kontrolluar’, Hoxha: Kryeministri shpëtoi nga një hall i madh, tashmë është i lumtur

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kush ishte gazetarja shqiptaro-amerikane që punoi në CNN dhe që u shpall “non grata” nga qeveria komuniste

Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë

Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për reformat në Shqipëri, problem edhe për biznesin

OSHEE: Rreth 2.5 milionë euro reduktim kamatëvonesash nga marrëveshjet e shlyerjes së detyrimeve





