Renato Mhillaj, i cili ishte vetëm 13 vjeç në vitin 2016 kur babai i tij Genc Mhillaj u vra me armë zjarri, dyshohet se së bashku me dy kushërinjtë e tij Adriano Mhillaj (22 vjeç) dhe Florin Mhillaj (36 vjeç), kanë organizuar dhe kryer atentatin ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në Balldren të Lezhës. Të tre janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë akt hakmarrjeje i lidhur me një konflikt të gjatë gjyqësor dhe familjar.
Sipas të dhënave hetimore, konflikti nis në vitin 2016, kur Genc Mhillaj humbi jetën me armë zjarri në një ngjarje kriminale, për të cilën si të dyshuar u akuzuan Kreshnik Mujeci dhe kushëriri i tij Jozef Mujeci. Më 27 nëntor 2018, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i shpalli të pafajshëm të dy të pandehurit, ndërsa më 6 nëntor 2019 edhe Gjykata e Apelit rrëzoi ankimin e prokurorisë duke lënë në fuqi vendimin. Më 31 tetor 2024, Gjykata e Lartë e riktheu çështjen për rigjykim në Apel, duke e lënë ende të hapur dosjen gjyqësore.
Ngjarja kulmoi më 26 prill 2026, rreth orës 14:50 në aksin Balldren–Torovicë, ku Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij Gentjana u qëlluan me breshëri armësh ndërsa udhëtonin me automjet. Sipas policisë, autorët kanë përdorur dy makina: një “Audi A4” për ndjekje dhe vëzhgim, dhe një “Volkswagen” pa targa që i ka prerë rrugën viktimave para se të hapet zjarri. Në vendngjarje u gjetën rreth 30 gëzhoja, ndërsa hetimet konfirmojnë pistën e hakmarrjes dhe vijojnë për kapjen e tre të dyshuarve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
27 April12:06
Shtyhet procesi gjyqësor për Ilir Metën, caktohet data për seancën e radhës
Në GJKKO u zhvillua sot seanca e parë e procesit ndaj Ilir Metës.
Seanca u shty dhe u vendos që ajo e radhës të mbahet më ...
AKTUALITET
27 April11:56
Fillon furtuna për One Albania/ Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG, mediat hungareze flasin për faliment
Qeveria e re hungareze njoftoi se do të rishikojë aplikimin e kredisë 16 miliardë euro për sektorin e mbrojtjes nga Komisioni Europia...
AKTUALITET
27 April11:53
Avokati kërkon që Meta të nxirret nga kafazi i xhamit: Edhe Nexhmije Hoxha e Ramis Alia janë trajtuar me më shumë dinjitet
Në seancën e parë të themelit, avokati Kujtim Cakrani përsërit para gjykatës kërkesën për të nxjerr&eum...
AKTUALITET
27 April11:39
Atantati ndaj Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, policia identifikon autorët: Ushtruam kontrolle në banesat e tyre, por…
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben Nasufi, në një konferencë për shtyp ka dhënë...
AKTUALITET
27 April11:26
Ish-drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj, emërohet në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit
Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, emërohet në krye të Departamentit për Teknologjinë e Inform...
AKTUALITET
27 April11:25
Makina përplas shtyllën e tensionit të lartë dhe përfundon në kanal vaditës, dy të plagosur
Aksident në rrugën nacionale Lushnje-Berat në dalje të fshatit Çiflik. Një automjet tip Ford ka humbur kontrollin dhe ka godit...
AKTUALITET
27 April11:22
Janë 75% e totalit të provave/ Pse gjithë veprimtaria e SPK lidhet me sekuestrimin e celularëve? Ja si përgjigjet Braho
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho. Një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prok...
AKTUALITET
27 April11:18
Akuza për hakërrimin e sistemit të SPAK, ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili shkon në GJKKO
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur sot në GJKKO. Ai akuzohet bashkë me 2 bashkëpunëtorët e tij Arnold Rro...
AKTUALITET
27 April11:15
“Qenke bërë intelektual me syze!”/ Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO, batuta me gazetarët
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila ka ...
AKTUALITET
27 April11:12
Makina përplas të moshuarën teksa kalonte në vijat e bardha
Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në Durrës, ku një e moshuar u përplas teksa po kalonte në vijat e bardha pran...