Zbulohet e shkuara e 15-vjeçares që dhunoi bashkëmoshataren: Denoncoi babanë, më pas sulmoi nënën

Gazetarja Dorjana Bezat ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Fier, ku tre vajza dyshohet se dhunuan një 17-vjeçare, ndërsa momentin e sulmit e filmuan me telefon.
Bezat tha se njëra prej të miturave të përfshira në ngjarje, 15 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet e shtruar në psikiatri, kishte pasur më herët episode problematike dhe përplasje me familjen e institucionet.
Sipas gazetares, vajza kishte denoncuar të atin për dhunë, çështje për të cilën ai kishte vuajtur dënim me burg. Ajo shtoi se pas këtij denoncimi, e mitura dyshohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së saj.
“Historia e njërës prej protagonisteve është e vërtetë se është 1-vjeçare. Ka akuzuar babanë për dhunues, i cili ka bërë edhe disa muaj burg pas denoncimit. Në fillim fare kanë qenë institucionet arsimore që kanë raportuar për sjelljet e dhunshme, e më pas është përjashtuar nga ajo shkollë, më vonë ka shkuar në një shkollë tjetër. Ky ishte edhe apeli i nënës, që kam kërkuar ndihmë tek institucionet dhe nuk më janë përgjigjur. Vajza ka shkuar në shtëpi dhe ka denoncuar të atin për dhunë.
Disa ditë më vonë, pas denoncimit, dhunon edhe nënën. Më pas është kërkuar shtrimi i saj në psikiatri”, tha Bezat.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protestuesit mbyllin fjalimet para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në Bulevard

“Më kanë hequr kempin e invalidit!", qytetarja shpreh revoltën ndaj kryeministrit të vendit në ditën e 44-të të protestës

“Nesër qeveria në PE”/ Aktivistja Luçiana Kokaj njofton protestën para Parlamentit Europian

Protesta në Tiranë/ E moshuara: Ata të rinj që rrëzuan diktaturën ishin trima

Protesta qytetare në Tiranë/ I riu para Kryeministrisë: Ky shesh sot përfaqëson lirinë dhe demokracinë

Qytetari nga protesta: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, Shqipëria s’ka avionë për shuarjen e zjarreve

Emigranti nga Gjermania merr pjesë në protestë: Mendoni se çfarë mund të bëhej me lekët e vjedhura nga shteti!

Qytetari ironizon Ramën me Kanye West: Me aq para kishte rregulluar spitalet e të gjithë Shqipërisë!





