AKTUALITET

Zbulohet mashtrimi/ Artan Xhori paraqiti letra fallco në tenderin 9 mln euro të TVSH-së

Piranjat Përditësimi i fundit 6 May 2026, 16:13

Zbulohet mashtrimi/ Artan Xhori paraqiti letra fallco në tenderin 9 mln

Drejtoria e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar shpalli fituese bashkimin e kompanive Idea-Tel dhe Real com në tenderin e majmë 9.5 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes DVB-T2. Fondi limit i tenderit ishte parashikuar 907 milionë lekë ose 9.5 milionë euro. Bashkimi i kompanive të shpallura fituese ofruan çmimin 899.3 milionë lekë ose sa 99.2 për qind e fondit limit. 

Në fakt, në garën për këtë kontratë u paraqitën tre oferta, ku më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive R&T dhe TBS 96, të cilat paraqitën çmimin 7.99 milionë euro. Por TVSH thotë se këto kompani kanë paraqitur letra të falsifikuara në tender, përkatësisht autorizimin e prodhuesit ose distributorit të autorizuar të pajisjeve transmetuese DVB-T2. 

Dy kompanitë pretendonin se kishin autorizim nga një kompani e quajtur Xiamen Tongce në Kinë si distributor i autorizuar i prodhuesit Rhode & Shëarz. Por pasi TVSH, iu drejtua me shkresë si kompanisë kineze ashtu dhe Rhode& Shëartz, ato mohuan që të kishin dhënë autorizim për kompanitë R&T dhe TBS 96. 

"Nga  verifikimet e kryera nga komisioni i vleresimit të ofertave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave konkludon se referuar informacionit të paraqitur nga kompania distributore Xiamen Tongce Electronics Co., Ltd., dhe kompania prodhuese Rhode & Schëarz dokumentacioni i paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomik nuk është i vlefshëm pasi vetë kompania Xiamen Tongce Electronics Co., deklaron qe nuk ka lëshuar këtë dokument për bashkimin e operatorëve ekonomik “R & T”shpk  & “T B S 96”shpk. Gjithashtu prodhuesi Rhode & Schëarz deklaron se kompania Xiamen Tongce Electronics Co nuk është distributor i autorizuar për territorin e Republikës së Shqipërisë," thuhet në dokumentin e skualifikimit të ofertës së dy kompanive. 

Zbulohet mashtrimi/ Artan Xhori paraqiti letra fallco në tenderin 9 mln

Oferta e tretë në garë ishte e kompanisë PC Store me 900 milionë lekë. 

Paraqitja e dokumentave të falsifikuara në tenderat publikë është veprim që ndëshkohet automatikisht me përjashtim nga fitimi i kontratave publike deri në tre vjet. TBS 96 dhe R&T janë dy kompani, të cilat kanë marrë një sërë kontratash të rëndësishme publike, përfshirë tendera sekretë. 

TBS 96 është kompania që fitoi tenderin sekret 11 milionë euro për komunikimet e policisë, por tani e njëjta kompani kapet në mashtrim. 

Tenderi 

Tenderi 9.5 milionë i rrjetit të mirëmbajtjes ka qenë një objekt i madh përplasjesh interesa të forta. Ky tender u hap nga ish drejtoresha Aurora Polo gjatë vitit të kaluar, pak javë para ikjes së saj. Më pas pas shumë përplasjesh tenderi u anullua nga drejtoresha e re Eni Vasili. 

Në atë kohë u fol për përplasje interesash edhe nga bota e nëndhëshme e krimit në këtë tender, dhe anullimi duket se ishte varka e shpëtimit për TVSH-në.

TVSH bleu përkohësisht shërbim emergjent dhe e rihapi tenderin sërish në mars të këtij viti, ku u paraqitën tre oferta dhe fitoi ajo e bashkimit të kompanive Real com dhe Idea-Tel./kapitali

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?