Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
AKTUALITET

Zbulohet një tjetër bazë Call Centeri që mashtronte qytetarët europianë në Tiranë, sekuestrohen kompjutera dhe celularë

P
Piranjat17 April 2026, 17:17 · 1 min lexim
Zbulohet një tjetër bazë Call Centeri që mashtronte

Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër ambient Call Centeri, ku dyshohet se mashtroheshin qytetarët europianë. Policia bën me dije, se baza e këtij Call Centeri, ishte në Bërzhitë.

Në njoftim theksohet se janë sekuestruar kompjuterë kompjuterike dhe celularë, që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve, për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 16.04.2026, u krye kontroll në një ambient në pronësi/administrim të shtetasit F. K., në fshatin Bërzhitë, ku në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kryhej mashtrim kompjuterik në formë call centeri. Nga ambienti u sekuestruan njësi kompjuterike dhe celularë, që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve, për të përcaktuar qëllimin e përdorimit të tyre. Subjekti është i regjistruar me aktivitet në fushën e turizmit mjekësor, dhe për këtë, shtetasi F. K. ka paraqitur dokumentet. Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.