AKTUALITET

Zbulohet pse “Çunat e Londrës” po stepen në të investuarin në Shqipëri, Daily Mail gjurmon pronat e konfiskuara

Piranjat Përditësimi i fundit 13 September 2026, 15:34
Zbulohet pse “Çunat e Londrës” po stepen në të

Gazeta britanike Daily Mail i ka kushtuar një reportazh të gjatë të ashtuquajturve “Çunat e Londrës”, duke u fokusuar te mënyra se si ata investojnë në Shqipëri paratë e siguruara në Angli përmes trafikut të kokainës dhe kultivimit të kanabisit në shtëpi bari.

Tom Kelly, editor i investigimeve në këtë gazetë thotë se “paratë investohen edhe në ndërtimin e hoteleve luksoz të cilat frekuentohen edhe nga ata 1 milion turistët britanik të cilit zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë çdo vit.

Në artikull evidentohet edhe përpjekja e SPAK në sekuestrimin e pronave me burim krimin e organizuar shqiptarë në Britaninë e Madhe si dhe një marrëveshje mes palës angleze dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Kjo marrëveshje parashikon se pronat e konfiskuara në Shqipëri apo Angli të shtetasve shqiptarë, pasi të jenë shitur do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve. Daily Mail ndalet në rrolin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara zyrat e të cilës janë në një pronë të konfiskuar të një individi i dënuar për prostitucion.

Risena Xhaja, drejtuesja e Agjencisë të Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, i tregoi gazetës Daily Mail një katalog, të përgatitur posaçërisht, ku paraqiten rreth 2,500 prona dhe pasuri me vlerë mbi 28 milionë euro, të cilat prokurorët i kanë sekuestruar gjatë dekadës së fundit, pasi dyshohet se janë blerë me para që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Mes pasurive të sekuestruara përfshihen një sërë hotelesh të shtrenjta, vila, komplekse turistike pranë detit dhe apartamente bregdetare në të gjithë vendin.Një hotel i konfiskuar iu dha Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, në mënyrë që oficerët ta përdorin për pushime dhe konferenca trajnimi.

Ndërsa një pronë në Tiranë tashmë është shndërruar në një galeri publike. Të tilla konfiskime janë komentuar nga Risena Xhaja si të rëndësishme.

Të dhënat e Agjencisë Shqiptare të Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara tregojnë se deri në qershor 2026 janë sekuestruar 2500 asete me vlerë mbi 28 milion euro.

Janë 514 asete të konfiskuara vlera të cilave shkon në mbi 6.5 milion euro.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?