Zbulohet shkaku, ja si nisi zjarri në kompleksin e pallateve pranë QSUT

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një kompleks pallatesh pranë QSUT në Tiranë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe banesat e dhjetëra familjeve.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet se zjarri ka nisur në ambientet e "Big Market", në katin e parë të pallatit.
Burime bëjnë me dije se dyshohet se shkaku i mundshëm i zjarrit ka qenë ndezja e disa kartonave pranë marketit.
Prej aty, zjarri më pas është përhapur me shpejtësi drejt kateve të sipërme, duke përfshirë fasadën dhe apartamentet.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren.
Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel. Në ndihmë janë bashkuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë.
Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë angazhuar me katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Cougar. UKT ka mbështetur operacionin me tre autobote uji.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri pranë QSUT, pallati ishte përfshirë nga flakët edhe para 5 vitesh. Shkon në 7 numri i të lënduarve

Përkeqësohet situata, zjarri përhapet në pallatet e tjera të Kompleksit pranë QSUT-së

Kreu i SPAK, Klodian Braho dhe 2 prokurorë, vizitë disaditore në SHBA - Zbardhet arsyeja

VIDEO/ Zjarri masiv tek pallatet e Armando Lilos, një helikopter në ndihmë për të shuar flakët

Zjarri “përpiu” pallatin, forcat RENEA i bashkohen aksionit për evakuimin e banorëve





