Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Zbulohet “shtëpia e barit” në Shijak/ Arrestohen 4 persona, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE-së

P
Piranjat29 March 2026, 16:16 · 4 min lexim
Zbulohet “shtëpia e barit” në Shijak/ Arrestohen 4

Polica ka zbuluar ditën e sotme në Shijak, një ambient në të cilin kultivoheshin bimë narkotike. Në kuadër të kësaj janë arrestuar katër peroan, mes të cilëve edhe një punonjës i OSHEE-së. Mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një 25-vjeçar, i cili dyshohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 180 vazo ku më parë ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, boçe dhe mbetje të dyshuara lënde narkotike kanabis, pompë uji, filtër ajrimi, tub për aspirim, 7 llamba elektrike, 7 ventilatorë, 16 paketa të energjisë elektrike, bllok siguresash dhe pajisje të tjera ndihmëse që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë operacionit të koduar “Përshtatja”, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një ambient (magazinë), të marrë me qira nga shtetasi J. Gj., në lagjen “Popullore”, Shijak, të cilin e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 180 vazo ku më parë ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, por që ishin prerë para se të ndërhynte Policia, boçe dhe mbetje të dyshuara lënde narkotike kanabis, pompë uji, filtër ajrimi, tub për aspirim, 7 llamba elektrike, 7 ventilatorë, 16 paketa të energjisë elektrike, bllok siguresash dhe pajisje të tjera ndihmëse që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë 4 shtetas:

L. K., 54 vjeç, dhe J. Gj., 31 vjeç, pasi dyshohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

S. D., 24 vjeç, pasi dyshohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

R. B., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. K., 25 vjeç,(djali i shtetasit L. K),  i cili dyshohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi L. K., në bashkëpunim me djalin e tij, shtetasin D. K., i kishin dhënë me qira një ambient të mbyllur shtetasit J. Gj., të cilin, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin përshtatur me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Ndërsa shtetasi R. B. (punonjës i OSHEE-së) dyshohet se nuk ka raportuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në atë ambient.

Ndërkohë shtetasi S. D, dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari kriminale që zhvillohej në atë ambient dhe nuk e ka kallëzuar.

Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.