Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Zbulohet zgavër 70 metra e thellë në Parkun e Llogarasë, gjenden eshtra kafshësh të egra

P
Piranjat26 July 2026, 10:11 · 2 min lexim
Zbulohet zgavër 70 metra e thellë në Parkun e Llogarasë,

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, brenda Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër me thellësi rreth 70 metra, pothuajse tërësisht vertikale. Hyrja e zgavrës ndodhet ne nje lartesi prej 750 metrash mbi nivelin e detit. Sipas eksploruesve, në fund të shpellës është gjetur një grumbull i madh gurësh, i cili dyshohet se ka bllokuar vazhdimin e galerisë.

Gjatë eksplorimit është konstatuar edhe prania e një numri të madh eshtrash kafshësh të egra, mes tyre të derrit të egër, drerit, ujkut, dhelprës dhe specieve të tjera. Sipas grupit të ekspeditës, zbulimi pritet të nxisë eksplorime dhe studime të mëtejshme, me qëllim përcaktimin nëse shpella ka vazhdim, si edhe dokumentimin e vlerave të saj natyrore dhe speleologjike.

Postimi i Plotë:

Shoqata Speleologjike Shqiptare zhvilloi një ekspeditë eksploruese në shpellën "Sterra e Kujunxhiut", e cila ndodhet në zemër të Parkut Kombëtar Llogara. Eksplorimi evidentoi një zgavër me rreth 70 metra thellësi vertikale, ndërsa hyrja e saj ndodhet në një lartësi prej 750 metrash mbi nivelin e detit.

Në fund të shpellës u konstatua një grumbull i madh gurësh, i cili mund të ketë bllokuar vazhdimin natyror të saj, duke lënë të hapur mundësinë për eksplorime të mëtejshme në të ardhmen. Një tjetër element me interes të veçantë ishte prania e eshtrave të kafshëve të ndryshme, mes tyre dre, derr i egër, dhi, dhelpër, ujk dhe specie të tjera, të cilat mund të ofrojnë të dhëna të vlefshme për historinë natyrore dhe ekologjinë e zonës.

Çdo eksplorim speleologjik zbulon një pjesë të panjohur të trashëgimisë sonë natyrore dhe nënvizon rëndësinë e studimit, dokumentimit dhe mbrojtjes së shpellave shqiptare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.