Zegjineja “merr hak” ndaj Dea Mishel/ Publikon diplomën dhe nxjerr gafat e influenceres
Pas përplasjes në rrjetet sociale me influencuesen Dea Mishel, deputetja e Partisë Socialiste Zegjine Çaushi ka vijuar reagimin e saj duke publikuar në Instagram diplomën dhe listën e notave, në përgjigje të ironive të bëra ndaj saj.
Ajo ka ndarë me ndjekësit dokumente nga periudha e shkollimit dhe përpjekjet për rezultate të larta akademike. Në postim, deputetja ka përfshirë gjithashtu edhe disa “gafa” që, sipas saj, influencuesja ka bërë gjatë deklaratave të saj publike.
“Këto më poshtë janë diploma dhe lista ime e notave. Ka pasur ditë që kam shkuar në shkollë pa ngrënë, ka pasur ditë dimri kur as kushtet nuk më kanë penguar. Kam luftuar për këtë diplomë dhe madje do të dilja me 10 për t’ia mbyllur gojën ca qenieve si ti, ca qenieve që turpërojnë femrat, ca mishrave në shitje me flokë, dhëmbë e gjithçka fallco,” shkruan ajo.


Në vijim të reagimit, deputetja përdor edhe gjuhë të ashpër ndaj influencueses, duke shtuar: “Nuk je vetëm idiote, se kjo të falet, por ti je një idiote e ligë, që tallesh me jetimet, të pamundurit dhe hallexhinjtë. Ti je turpi i grave dhe ajo që askush nuk do të dëshironte të ishte. Tani u pa puna, do të merremi edhe me ty.”
Ky reagim vjen pas një debati të nisur në rrjetet sociale, ku kryeministri Edi Rama ironizoi influencuesit dhe figurat e rrjeteve sociale që kanë marrë pjesë në protesta duke kërkuar dorëheqjen e tij. Dea Mishel iu përgjigj deklaratave të tij, duke përmendur edhe përfaqësimin në Parlament dhe duke vënë në pikëpyetje nivelin arsimor dhe komunikues të disa deputetëve, përfshirë edhe Çaushin. Pas kësaj, deputetja reagoi ashpër ndaj saj në rrjetet sociale.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Zbulohet se cilën moderatore imitoi kryeministri Rama në Elbasan

Modelja zbulon shumat marramendëse, prindër milionerë i ofrojnë qindra mijëra euro që të dalë me djemtë e tyre!

Nga ankthi te fitorja: Dara zbulon prapaskenat e suksesit në Eurovision!

Publiku vendos nëse Moza do të jetë finaliste

Zegjine Çaushi ofendon influenceren që replikoi me Ramën: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë…





