Zhdukja e Ervis Martinajt, Lamallari refuzon të japë përgjigje: Ja kush e ka informacionin

Ministri i Brendshëm Besford Lamallari, është pyetur sot nga gazetarët ndërkohë ë mbante një konferencë mbi procesin e integrimit të vendit, në lidhje me mos zbardhjen e zhdukjes së Ervis Martinajt.
Ministri ka preferuar të mos japë asnjë informacion, ndërsa tha se informacionet i disponojnë oficeri i policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes.
“Kërkesa juaj për koment nga ana ime nuk mund të adresohet sepse do të kërkonte përfshirjen e një titullari politik në çështje operacionale.
Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve të bëra nga policia e shtetit e bën vetëm prokurori i çështjes. Këto informacione i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe hierarkia e tyre dhe porositë e deleguara nga prokurori i çështjes që bëjnë vlerësimin e nivelit të hetimit. Kështu që nuk mund të ketë asnjë koment nga ana ime aq më tepër për afate, sepse afatet përcaktohen nga kompleksiteti i çështjes”, tha Lamallari.
Kujtojmë se pak ditë më parë babai i Ervis Martinaj ka lëshuar akuza në drejtim të institucioneve të drejtësisë sa i takon fatit të djalit të tij.
Lexo edhe
AKTUALITET
Qendra fizioterapie kthehet në bazë prostitucioni, arrestohet 40-vjeçarja, shfrytëzonte bashkëmoshataren

Çfarë po ndodh në Korçë? Policia rrethon sërish banesën ku u gjet i pajetë 78-vjeçari Gëzim Vija, një automjet jashtë godinës

Bordi pritet të rrisë sërish çmimin e naftës sot, megjithëse do aktivizohet ulja e akcizës

SKANDAL/ Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? AKU dyshohet se fsheh dokumentet e asgjësimit

DETAJE/ 78-vjeçari u gjet i pajetë në banesë, policia dyshon për grabitje me dhunë

E akuzuar në dosjen “Veliaj”, Klotilda Bushka kërkon gjykim të shkurtuar

Rrjeti i njohur televiziv: Shqipëria dhe Bullgaria në alarm, mund të goditen nga Irani

Maks Haxhia debat me Ols Dadon për Veliajn, Prokurori: Këtu nuk je si Kryetar i Dhomës! Ndreca: Dua të njihem me aktet e dosjes





