Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak...
AKTUALITET

Zhupa: Lejet strategjike të Ramës nuk tregojnë sukses, por modelin e grabitjes së pronave

P
Piranjat 4 August 2026, 13:22 · 2 min lexim
Zhupa: Lejet strategjike të Ramës nuk tregojnë sukses, por

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar filozofinë mbi të cilën është ngritur raporti mbi reformën territoriale.

Ajo deklaron se lejet për investime strategjike të miratuara nga KKRT nuk mund të konsiderohen tregues suksesi. Sipas Zhupës, këto leje përfaqësojnë një model të grabitjes së pronave dhe favorizimit të klientëve të pushtetit, për të cilin po zhvillohen edhe hetime nga SPAK.

Ajo thekson se suksesi i një bashkie duhet të matet me cilësinë e jetës së qytetarëve, shërbimet publike, zhvillimin ekonomik dhe aftësinë për të mbajtur banorët në vendlindjen e tyre, e jo me numrin e lejeve të ndërtimit.

Reagimi i Ina Zhupës:

A mund të jenë simbol i suksesit të një bashkie lejet e ndërtimit për investime strategjike?

Lejet për investime strategjike të dhëna nga KKRT e Edi Ramës nuk janë tregues i suksesit të një bashkie. Ato janë simbol i grabitjes së pronave, favorizimit të klientëve të pushtetit dhe të një modeli që sot po hetohet edhe nga SPAK.

Raporti i Maznikut e paraqet Himarën si bashki të suksesshme, por suksesi nuk duhet dhe nuk matet me numrin e lejeve për vjedhje strategjike.

Një bashki është e suksesshme kur banorët jetojnë më mirë, marrin shërbime cilësore, kanë ekonomi më të fortë dhe nuk largohen nga vendlindja e tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.