AKTUALITET

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Korrik 2026, 10:07
Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana

Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa në 11 prej tyre nivelet mbetën mbi normë edhe gjatë natës. Vetëm Lezha dhe Përmeti regjistruan mesatare nate nën kufirin prej 45 decibelësh, duke treguar se ndotja akustike është kthyer në një problem të përhapur në qendrat urbane dhe jo vetëm në qytetet më të mëdha.

Tirana kishte nivelin mesatar më të lartë gjatë ditës, me 63.07 dB, kundrejt normës prej 55 dB të përdorur në raport. Vlora u rendit menjëherë pas saj me 63 dB, ndërsa natën ishte qyteti më i zhurmshëm, me një mesatare prej 53.56 dB, ose 8.56 dB mbi kufirin prej 45 dB. Në Tiranë, mesatarja e natës arriti në 53.05 dB. Kjo do të thotë se dy qytetet kryesore rezultojnë mbi normë jo vetëm gjatë orareve të aktivitetit ekonomik dhe trafikut të rënduar, por edhe në periudhën nga ora 23:00 deri në orën 06:00, kur niveli i lejuar është më i ulët.

Monitorimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit është kryer për një periudhë matjeje 24-orëshe. Niveli i ditës është përllogaritur për intervalin 06:00–23:00, ndërsa ai i natës për intervalin 23:00–06:00. Raporti identifikon trafikun rrugor si burimin kryesor të zhurmës në vend, ndërsa lokalet kontribuojnë në ndotjen akustike si ditën, ashtu edhe natën.

Vlora më e zhurmshmja natën

Në Vlorë, të katër stacionet e monitoruara rezultuan mbi normë si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës. Niveli më i lartë gjatë ditës u regjistrua në Ujin e Ftohtë, me 64.51 dB, ndërsa pika më problematike natën ishte “Xhamia”, me 55.37 dB. Kjo pikë rezultoi 10.37 dB mbi kufirin e natës. Raporti e shpreh tejkalimin në masën 23.04%. Edhe te Hotel Bolonja, Hyrja e Qytetit dhe Uji i Ftohtë, nivelet gjatë natës lëvizën nga 53.43 në 53.85 dB, duke mbetur dukshëm mbi normë. Mesatarja e Vlorës arriti në 63 dB gjatë ditës dhe 53.56 dB natën. Qyteti rezultoi i dyti pas Tiranës gjatë ditës, por i pari për nivelin mesatar të zhurmës gjatë natës.

Në Tiranë nuk kishte asnjë stacion brenda normës

Situata paraqitet veçanërisht problematike në Tiranë, ku të 15 stacionet e monitoruara e tejkaluan normën si ditën, ashtu edhe natën.

Niveli më i lartë u regjistrua te Farmacia 10, me 64.73 dB gjatë ditës dhe 56.23 dB gjatë natës. Sipas raportit, tejkalimi në këtë pikë ishte 17.69% ditën dhe 24.9% natën. Edhe stacioni me nivelin më të ulët gjatë ditës, Stadiumi Dinamo, regjistroi 61.66 dB, ose 6.66 dB mbi kufirin. Natën, vlerat më të ulëta u matën te Selvia dhe Pallati i Kongreseve, me nga 50.1 dB, por edhe këto pika qëndruan 5.1 dB mbi normë.Nivele të larta u regjistruan gjithashtu pranë Stacionit të Trenit, Laprakës, Drejtorisë së Policisë dhe Shkollës “Edit Durham”. Kjo tregon se tejkalimet në kryeqytet nuk përqendrohen vetëm në një kryqëzim apo zonë të veçantë, por shtrihen në të gjithë rrjetin e pikave të monitoruara.

Saranda dhe Fieri pranë niveleve të Tiranës dhe Vlorës
Pas Tiranës dhe Vlorës, nivelet më të larta mesatare gjatë ditës u regjistruan në Sarandë, me 62.87 dB, dhe në Fier, me 61.67 dB. Natën, Saranda arriti në 52.94 dB dhe Fieri në 52.31 dB.

Në Sarandë, të katër stacionet e monitoruara ishin mbi normë në të dyja periudhat. Pika pranë Bashkisë regjistroi 63.71 dB ditën dhe 55.13 dB natën. Raporti e vlerëson nivelin e natës në këtë pikë 22.5% mbi normën.Edhe Gjirokastra, Korça, Berati dhe Pogradeci rezultuan dukshëm mbi kufijtë referues. Mesatarja e natës ishte 49.98 dB në Gjirokastër, 49.5 dB në Berat, 48.9 dB në Korçë dhe 47.64 dB në Pogradec.

Shkodra mbi normë vetëm me 0.32 dB natën

Në pjesën e poshtme të renditjes, Shkodra regjistroi një mesatare prej 45.32 dB natën, vetëm 0.32 dB mbi kufirin. Lushnja rezultoi me 46.23 dB, Kukësi me 47.1 dB dhe Pogradeci me 47.64 dB. Vetëm Lezha, me 44.16 dB, dhe Përmeti, me 44.29 dB, qëndruan brenda normës mesatare të natës. Megjithatë, edhe këto dy qytete e tejkaluan kufirin gjatë ditës. Lezha regjistroi 56.24 dB dhe Përmeti 55.15 dB, vetëm 0.15 dB mbi normë. Në Përmet, tejkalimi gjatë ditës nuk u evidentua në të dyja pikat. Stacioni pranë urës në hyrje të qytetit regjistroi 54.07 dB, ndërsa pika pranë Bashkisë arriti në 56.23 dB. Natën, të dyja pikat qëndruan nën kufi, përkatësisht me 43.89 dhe 44.69 dB.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit e lidh nivelin e lartë të zhurmave kryesisht me trafikun rrugor. Varësia e lartë nga transporti automobilistik, në kushtet kur sistemi hekurudhor është pak i zhvilluar, e përqendron lëvizjen e udhëtarëve dhe mallrave në rrugët urbane./ekofin.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan