Zhvatën miliona euro nga evropianët/ Goditja e 3 Call Center-ava, 10 në pranga, mbi 890 mijë euro të sekuestruara

Gjatë operacionit “Ghost Call” për goditjen e mashtrimit kompjuterik të kryer nëpërmjet call centerave në Tiranë, pas 2 vitesh hetime, në pranga u vunë 10 shtetas, u ekzekutua masë sigurie për 1 shtetase, si dhe u shpallën në kërkim 4 shtetas, të përfshirë në këtë veprimtari, me role të ndryshme.
Konkretisht, Gjykata e Tiranës lejoi kontrollin në 3 subjekte në Tiranë, si dhe në 9 banesa të shtetasve të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Gjatë ndërhyrjes, në këto ambiente u gjetën shtetas të punësuar si operatorë, duke kryer mashtrim kompjuterik.
Në pranga u vunë:
Eduart Dalla (masa e sigurisë e ekzekutuar)
Mateo Hoxha (masa e sigurisë e ekzekutuar)
Tedi Agastra (masa e sigurisë e ekzekutuar)
Ledio Toçi (masa e sigurisë e ekzekutuar)
Xhoel Mekolli (masa e sigurisë e ekzekutuar)
Kristjan Buda (arrestuar në flagrancë)
Benard Biba (arrestuar në flagrancë)
Kleidi Dyrma (arrestuar në flagrancë)
Ema Taip (arrestuar në flagrancë)
Eno Hana (arrestuar në flagrancë)
Ndalim dalje jashtë vendi:
Aida Vokli (masa e sigurisë e ekzekutuar)
Në kërkim janë shpallur:
Marsel Lami (në kërkim)
Xhoni Hitaj (në kërkim)
Ledjon Cenaj (masa e sigurisë detyrim paraqitjeje e paekzekutuar)
D. J.
Nga operacioni policia sekuestroi: 891 735 euro të dyshuara të përfituara nga kjo skemë mashtrimi, si dhe 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera (HDD, DVR), nëpërmjet të cilave kryhej aktiviteti.
Lexo edhe
AKTUALITET
Hitaj nis lëvizjet e para në Polici, ndryshime në strukturat e qarkullimit në Tiranë

Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave janë dy djemtë e pronarit të UBA Bank, çfarë fshihet pas pengmarrjes

Juristja ia ‘plas në sy’ Ballës: Diaspora për numër, mjaft me filma, PS larg realitetit

Dëmtohet Ura e Zerzebilit në Gjirokastër, objekti i trashëgimisë kulturore rrezikohet nga kamionët

‘Na morën me forcë nga puna me listë prezencë’/ Samiti i Diasporës plot me punonjës bashkie





