FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...

Projekti i zhvillimit të Zvërnecit paraqitet si një investim i rëndësishëm për turizmin shqiptar dhe për ekonominë e rajonit të Vlorës.
Megjithatë, përpara se të entuziazmohemi nga shifrat e investimit dhe vizualizimet e bukura të paraqitura në projekt, është e domosdoshme të shtrojmë një pyetje themelore: sa në dobi të turizmit është realisht ky zhvillim?
Shqipëria ka përjetuar gjatë viteve të fundit një bum ndërtimesh në zonat bregdetare. Në teori, shumica e këtyre projekteve janë miratuar si investime turistike, me premtimin për hotele, resorte dhe infrastrukturë që do të sillnin më shumë turistë dhe më shumë të ardhura për ekonominë.
Në praktikë, në shumë raste kemi parë një realitet tjetër: lejet dhe perfitimet financiare dhe ligjore, madje edhe si “investitor strategjik” janë marrë për objekte turistike, ndërsa rezultati përfundimtar ka qenë ndërtimi i vilave, apartamenteve dhe rezidencave private të destinuara kryesisht për shitje.
Kjo ngre dyshime legjitime edhe për projektin e Zvernecit. A do të kemi vërtet një strukturë turistike që do të funksionojë gjatë gjithë vitit, do të krijojë vende pune dhe do të tërheqë vizitorë të rinj? Apo do të shohim përsëri një kompleks rezidencial luksoz, ku pjesa më e madhe e njësive do të shiten si prona private dhe ndikimi turistik do të mbetet minimal?
Turizmi nuk matet me metra katrorë të ndërtuar, por me netë qëndrimi, me shpenzimet e turistëve në ekonomi, me punësimin lokal dhe me ndikimin afatgjatë në destinacion. Një hotel me qindra dhoma që operon gjatë sezonit dhe jashtë tij krijon një efekt shumë më të madh ekonomik sesa qindra vila private që përdoren vetëm disa javë në vit nga pronarët e tyre.
Zverneci është një nga zonat më të veçanta natyrore të Shqipërisë. Laguna e Nartës, pylli bregdetar, ishulli dhe manastiri përbëjnë një pasuri që nuk mund të zëvendësohet.
Pikërisht për këtë arsye, çdo zhvillim duhet të justifikohet me përfitime të qarta dhe të matshme për turizmin. Nëse projekti përfundon duke transformuar një zonë natyrore në një treg të pasurive të paluajtshme, atëherë humbja do të jetë e pakthyeshme.
Një tjetër shqetësim lidhet me precedentin që krijohet. Nëse çdo projekt rezidencial mund të paraqitet si investim turistik vetëm për të përfituar leje ndërtimi në zona të ndjeshme, atëherë vetë koncepti i zhvillimit turistik humbet kuptimin.
Shteti duhet të garantojë që projektet e miratuara si turistike të mbeten të tilla edhe pas përfundimit të ndërtimit, përmes kritereve të qarta mbi raportin hotel-rezidencë, mënyrën e administrimit dhe detyrimin për funksionim real turistik.
Askush nuk është kundër zhvillimit ekonomik dhe investimeve. Por zhvillimi duhet të jetë i qëndrueshëm dhe transparent. Përpara se të flasim për përfitimet e projektit të Zvernecit, qytetarët kanë të drejtë të dinë sa për qind e sipërfaqes do të përdoret për akomodim hotelier, sa njësi do të shiten si prona private, sa vende pune do të krijohen dhe si do të mbrohet ekosistemi unik i zonës.
Vetëm pasi këtyre pyetjeve t’u jepet përgjigje e qartë, mund të vlerësojmë nëse kemi të bëjmë me një investim të mirëfilltë turistik apo me një tjetër projekt imobiliar të maskuar si turizëm./ Monitor
Sot në mbrëmje pritet të mbahet protesta e tretë radhazi në Tiranë, kundër ndërtimit në zonën e mbrojtur t&e...
Një alarm është dhënë nga autoritetet greke pasi një i burgosur është arratisur mëngjesin e sotëm nga burgu ...
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lushnjës. Ernis Xhumari, 43 vje&cce...
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në...
Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje. 43 vjeçari Ernis Xhuma...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Kasharit. Si...
Mbi 26,600 maturantë në të gjithë vendin kanë nisur provimet e Maturës Shtetërore, ku sot ata do të testohen në g...
Një konflikt për motive të dobëta ka alarmuar Policinë e Vlorës. Ndryshe nga rastet e zakonshme, këtë herë pë...
Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Fitimin këtë vit janë më të ulëta se parashikimet Kuadrin Makroekonomik 2026-2028, k...
Nga Mërgim Korça/ Shtysa që na bën t’a kundrojmë periudhën historike përfshirë mes viteve 1939 – 19...