Zjarr i madh në Babicë të Vlorës, zjarrfikësit shmangin përhapjen e tyre

VLORË- Një vatër zjarri ka shkaktuar panik ditën e sotme në zonën e kodrave të fshatit Babicë, në Vlorë. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, flakët u përhapën me shpejtësi, duke vënë në rrezik të drejtpërdrejtë disa banesa pranë vatrës.
Mësohet se, zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pemtari dhe ullishte, duke shkaktuar dëme materiale, ku fatkeqësisht janë djegur edhe disa rrënjë ullinjsh. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e shërbimit zjarrfikës të Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe punës intensive për rreth një orë, zjarrfikësit arritën të izolojnë vatrën dhe të shuanin plotësisht flakët, duke shmangur një tragjedi të mundshme për banesat e zonës.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë të apelojnë për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve të nxehta, për të shmangur ngjarje të tilla që rrezikojnë pasuritë dhe jetën e qytetarëve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate kurrë, kjo lagje nuk ja di kush një fjalë të keqe asaj gruaje

Del fotoja, ky është 62-vjeçari që ekzekutoi bashkëshorten me çifte

“Sulme kibernetike ndaj bizneseve”/ Hita: Po verifikohen 10 mijë llogari sociale

EMRAT/ Zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër, burri vret me armë gjahu gruan

EMRI/ Bazë armësh në Fier, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon në gjyq 38-vjeçarin

Krim brenda familjes në Shkodër, burri vret gruan, në pranga autori

U prangos për sulmin e Komisariatit nr.3, lirohet protestuesi 33-vjeçar

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrit





