AKTUALITET

Zjarr i madh në hotelin në Lungomare, flet shefi i zjarrfikësve: Ishte e pamundur të kalohej nga shkallët

Piranjat Përditësimi i fundit 16 August 2026, 11:19

Zjarr i madh në hotelin në Lungomare, flet shefi i zjarrfikësve:

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu në orët e para të mëngjesit një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë, duke lënë të lënduar gjashtë persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:05, në lagjen “10 Korriku”. Sipas policisë, flakët nisën në ambientet e bar-restorantit në katin e parë të godinës dhe më pas rrezikuan të përhapeshin në katin e dytë, ku ndodhej hoteli.

Drejtuesi i shuarjes së zjarrit në stacionin zjarrfikës të Vlorës, Luan Kapaj, e cilësoi situatën si një ndër ndërhyrjet e vështira për shërbimin zjarrfikës.

“Ka qenë një zjarr me përmasa të mëdha në katin e parë të bar-restorantit. Pastaj zjarri desh u përhap edhe në katin e dytë ku ishte dhe hoteli”, tha Kapaj.

Sipas tij, njoftimi i parë që mbërriti në shërbimin zjarrfikës ishte për një zjarr të vogël, por në momentin kur efektivët mbërritën në vendngjarje, i gjithë restoranti ishte përfshirë nga flakët.

“Menjëherë drejtuesi i këtij ekipi ka kërkuar ndihmë nga kolegët që të vijnë forca dhe mjete shtesë për të përballuar situatën”, u shpreh ai.

Kapaj tregoi se ndërhyrja u krye në dy drejtime: izolimi i flakëve për të parandaluar përhapjen në hotel dhe evakuimi i personave që ndodheshin në katin e dytë.

Situata u komplikua nga temperaturat e larta dhe tymi i dendur, të cilët e bënë të pamundur kalimin e efektivëve përmes shkallëve të brendshme.

“Temperaturat dhe tymi bënin të pamundur që efektivat të kalonin nëpërmjet kafazit të shkallëve për në katin e dytë. Kështu që banorët që ishin brenda e kishin të pamundur të dilnin nëpërmjet shkallëve”, deklaroi Kapaj.

Disa prej personave të bllokuar në hotel kishin dalë në ballkone dhe, sipas drejtuesit të zjarrfikësve, fillimisht kishin tentuar të shpëtonin duke u hedhur nga godina.

“Ne kemi vënë shkallët për t’i ardhur në ndihmë këtyre banorëve të hotelit”, tha ai, duke vlerësuar se ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur nxjerrjen e personave nga godina pa dëmtime të tjera.

Në fund, Kapaj iu bëri thirrje hoteleve, bareve dhe restoranteve që gjatë periudhës së ngarkuar të sezonit turistik të shtojnë masat e sigurisë ndaj zjarrit.

“Duke punuar me orë të tëra, pajisjet janë të ngarkuara dhe mund të shkaktojnë zjarr. T’i mbajnë në mbikëqyrje, sepse zjarri shkakton dëme, ka edhe probleme te njerëzit apo dëme materiale të tjera”, apeloi ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?