AKTUALITET
Zjarr i madh në Selenicë, shkrumbohen disa automjete

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Penkovë në Bashkinë e Selenicës, duke shkaktuar dëme materiale.
Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, përfshinë disa automjete të një subjekti privat që shërbenin për pjesë këmbimi. Sipas pronarit të biznesit, dëmi ekonomik llogaritet në rreth 35 milionë lekë.
Zjarri ishte i përmasave të konsiderueshme, ndërsa sipas raportimeve, forcat zjarrfikëse të Selenicës, Vlorës dhe Himarës, pas disa orësh punë arritën të lokalizonin flakët.
Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së tij pritet të zbardhen nga hetimet.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
I dënuar me 4 vite burg për kultivim droge, kapet në Krujë 40-vjeçari

Pa jelekë shpëtimi dhe mes pushuesve, tre persona sfidojnë rregullat me jetski në Velipojë

Raporti i Dhomës Amerikane ngre alarmin: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe për shkak të investimeve të ulëta në shëndetësi

“Do t’ju rikthejmë lekët”/ Si funksiononte skema e mashtrimit me ‘Call-Center” që çoi në gjyq tre persona

“Abuzimi nisi kur nëna e të miturës shkoi në Shqipëri”/ Tronditëse në Greqi, 41-vjeçari abuzoi me vajzën e bashkëshortes

Dështimi! Ndotja kërcënon ambicien e Shqipërisë për t’u kthyer në një destinacion turistik në Adriatik

63 milionë euro taksë pasurie në buxhetin e bashkive/ Himara dhe Cërriku kryesojnë rritjen në gjysmën e parë të vitit

UGSH kundër rregullores së re të GJKKO-së: Cënoni lirinë e shtypit! Hiqni kufizimet për gazetarët





