Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Kujtim/ Rrezikohen banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtime, në lagjen Grkaj, në Njësinë Administrative Kurdar, Bashkia Klos. Fillimisht, flakët janë shfaqur në disa sipërfaqe me barishte, por më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit.
Si pasojë, janë djegur disa mullare me bar dhe pemë frutore, ndërsa flakët janë përhapur në një zonë me pyll pranë fshatit dhe po afrohen rrezikshëm drejt banesave.
Në vendngjarje ndodhen punonjës të Bashkisë Klos, forcat zjarrfikëse, banorë të zonës, si dhe shërbimet e Policisë, të cilat po ndihmojnë në përballimin e situatës. Banorët kanë bërë apel për shtimin e forcave në terren, pasi zjarri vijon të përhapet dhe rreziku për banesat mbetet i lartë.
Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies se zjarrit.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Situatë kaotike në Nishtullë, denoncimi i qytetarit: Djegia e mbetjeve po na mbyt

125 efektivë të FA-së dhe dy helikopterë të angazhuar, 5 vatra zjarri ende aktive

Tragjedi në liqenin e Pogradecit, mbytet 32-vjeçari

Kërcënimi i Vuçiç për devijimin e Ibrit/ Qeveria shqiptare: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni dhe ndëshkimi

Vrasja në Korçë/ Mesazhi prekës i nënës së 20-vjeçarit: Do të mbetesh përjetësisht fryma, dashuria ime më e madhe

Rikthehen zjarret në Krujë/ Flakët përparojnë drejt depove me lëndë plasëse, ndërhyn helikopteri i ushtrisë

EMRI/ I dënuar me 14 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës 43-vjeçari
Kultivonte drogë në parcelë, arrestohet 62-vjeçari





