Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, fakët rrezikojnë banesat

Një situatë kritike është regjistruar në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ku një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe të hapur me bimësi, duke u afruar rrezikshëm pranë banesave të zonës.
Flakët morën përmasa të shpejta, duke ngritur alarmin te banorët lokalë për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë që i kanosej shtëpive pranë vatrës së zjarrit.
Pas njoftimit të marrë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë hapur frontin e ndërhyrjes për lokalizimin e vatrës. Përmes veprimeve të shpejta operative, efektivët arritën të presin përparimin e zjarrit në drejtim të lagjeve të banuara, duke shmangur dëmtimin e pronave.
Aktualisht, situata është vënë tërësisht nën kontroll. Ekipet e shërbimit zjarrfikës po vijojnë punën në terren për fikjen e plotë të zjarrit dhe eliminimin e çdo shkëndije apo vatre të fshehur që mund të riaktivizohej.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Aksident me vdekje në Lezhë, 50-vjeçari rrëzohet nga motomjeti dhe humb jetën

Lajmi për gjetjen e së bijës/ Nëna e Bleona Matës reagon për Piranjat: Avokatin nuk e njoh, nuk përgjigjet në telefon dhe po përfiton për...

Aksident në Korçë, 3 të plagosur

Ishte jashtë Shqipërisë, ‘ndalohet’ në kufi Vlora Hyseni

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Trajneri në Amerikë, qytetarët në shesh

EMRAT/ Dënohen dy të rinjtë shqiptarë, u kapën me kokainë në Angli

EMRI/ U arratis me pranga gjatë varrimit të të vëllait, kush është trafikanti shqiptar i kërkuar në Australi

Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme në Gjermani, mes tyre edhe shumë shqiptarë





