Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Zjarr në Gjirokastër, dy kodra marrin flakë

P
Piranjat19 July 2026, 22:24 · 1 min lexim
Zjarr në Gjirokastër, dy kodra marrin flakë

Një zjarr në një sipërfaqe pyjore midis fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, është konstatuar këtë mbrëmje në Gjirokastër. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes u nisën dy grupe shërbimi me dy automjete zjarrfikëse.

Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se zjarri kishte dy vatra aktive, të përhapura në dy kodra të ndryshme.

Ndërhyrja me automjete është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Për shkak të sipërfaqes së konsiderueshme të përfshirë nga flakët, situata është vlerësuar si zjarr masiv, ndaj është angazhuar i gjithë efektivi i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH).

Aktualisht, forcat e MZSH-së po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.