Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

Zjarr në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë sipërfaqe toke me bimësi

P
Piranjat17 July 2026, 20:50 · 1 min lexim
Zjarr në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë sipërfaqe toke

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të premte, në lagjen Gerhot të Gjirokastrës, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte të thata.

Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në terren, duke bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve. Nga zjarri është prekur një sipërfaqe toke e mbuluar me bimësi, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në banesa dhe objekte.

Njoftimi:

Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër, në orën 19:59 u njoftua nga një qytetare për një zjarr në shkurre dhe barishte në lagjen Gerhot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi i shërbimit u nis drejt vendngjarjes dhe ndërhyri me shpejtësi. Falë reagimit në kohë, zjarri u izolua dhe u shua pa marrë përmasa, duke mos shkaktuar dëme.

Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër falënderon qytetarët për njoftimin në kohë dhe u bën thirrje të tregojnë kujdes maksimal për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.