Zjarr në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, shmanget përhapja e flakëve drejt banesave

Një vatër zjarri është regjistruar në lagjen “Skënderbej”, ku flakët përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë dhe barishte të thata, duke krijuar rrezik serioz për banesat që ndodheshin në afërsi. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat nisën operacionin për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Pavarësisht kushteve të vështira të krijuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe era, efektivët arritën ta vinin zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij drejt zonave të banuara.
Falë reagimit të shpejtë dhe punës së koordinuar të zjarrfikësve, u bë e mundur mbrojtja e banesave dhe evitimi i dëmeve më të mëdha materiale. Autoritetet edhë një herë u kanë rikujtuar qytetarëve se periudha e verës shoqërohet me rrezik të lartë për zjarre, për shkak të motit të nxehtë dhe bimësisë së tharë, ndaj u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndezin zjarr në asnjë rrethanë.
Sipas thirrjes publike të Shërbimit Zjarrfikës, edhe një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë pasoja të rënda, duke rrezikuar banesa, pasuri dhe jetën e banorëve. Për këtë arsye, qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast se konstatojnë vatra zjarri.
Lexo edhe
AKTUALITET
Belshi në protestë kundër hartës së re territoriale: Po na asimiloni!

Forcat Shqiponja “mbërthejnë” mjetet luksoze në Tiranë, kontrolle të imtësishme për...

Dy operacione në Vlorë, sekuestrohen armë dhe drogë, 4 të arrestuar

GJKKO e la në “arrest shtëpie”, ish-ministri Beqaj reagon pas lirimit nga burgu: Qëndrova 25 muaj padrejtësisht në qeli!

Prej vitesh avionët zjarrfikës vetëm premtim/ 6 orë betejë me mjete rrethanore me flakët në Gjirokastër

Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Sa do të shënojë termometri këtë të shtunë





